Tuesday, March 19, 2024

Edi Rama, “Ne kemi divergjenca me Regjimin Iranian. Ne kemi rrezikuar për t’i shpëtuar njerëzit (anëtarët e MEK) nga kërcënimi i jetës së tyre”

E Mërkurë, 5 Shkurt 2020

Këshilli Atlantik

Kryeministri Edi Rama ndan opinionin e tij mbi zhvillimet e fundit në integrimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në komunitetin Euro-Atlantik në një bisedë ekskluzive në bashkinë e qytetit.

Pyetje: Z. Kryeministër ne jemi të kënaqur që ju kemi këtu. Thellësia e mbështetjes së shqiptarëve në raport me Shtetet e Bashkuara është një politikë për tu admiruar, dhe po të mendosh se bindjet politike në Shqipëri janë po aq të ndara sa siç mund ta shihni si dhe politika në Uashington tani, dhe, megjithatë gjëja që të gjithë shqiptarët bien dakord njëzëri është aleanca me Shtetet e Bashkuara. Vendi juaj ka qenë dhe është një aleat i shquar në të gjithë spektrin politik, kështu që më lejoni të filloj me këtë, ju jeni këtu në Uashington, ndërsa ndodheni në një moment shumë kritik të pasigurisë për procesin e BE-së, ju u takuat me sekretarin Pompeo kur ishit në Shtëpinë e Bardhë dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, ju u takuat me kreun e Bankës Botërore dhe Shefin e USAID-it. Tani Zotëri na na jepni një ide se cilat janë prioritetet tuaja për këtë vizitë.

Edi Rama: Ne nuk jemi më vetëm. Po, ishte një ditë shumë intensive takimesh. Ardhja ime këtu si kryeministër është një nder dhe është absolutisht një kënaqësi. Dhe si konkluzion dita që kalova këtu si mysafir në këtë vend e shton nderin dhe kënaqësinë. Prandaj, unë ju faleminderoj për këtë. Unë do të thoja që në këtë moment të çmuar ne kemi jo vetëm shumë gjëra për të shkëmbyer për sa i përket marrëdhënieve bilaterale, por edhe për sa i përket sfidave të përbashkëta, njëra prej tyre është Irani dhe ju e dini shumë mirë që kemi divergjenca me këtë vend dhe regjimin e tij dhe natyrisht në të njëjtën kohë ne jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se ndërsa kemi marrë përsipër të hyjmë në një operacion të përbashkët me Shtetet e Bashkuara për të shpëtuar këta njerëz nga kërcënimi i jetës së tyre. Por nga ana tjetër ne ndjehemi shumë mire që nuk jemi vetëm në këtë.

Pyetje: Ju jeni duke iu referuar anëtarëve të MEK që janë sistemuar në Shqipër, si dhe disa luftëtarëve të huaj që ndoshta Ambasadori Dan Freed ka diçka në lidhje me këtë.

Edi Rama: Është e vërtet që Uashingtoni ka diçka në lidhje me këtë padiskutim. Por nuk është vetëm kjo por edhe rajoni dhe ne e dimë shumë mirë se sot vendet e Ballkanit Perëndimor janë rregulluar mirë dhe kjo falë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe transformimit të jashtëzakonshëm që, nga një prej zonave të armiqësive dhe kapitujve të stërzgjatjes së konfliktit dhe të gjakderdhjes, tani në një fushë paqeje dhe bashkëpunimi, por sigurisht ne nuk jemi akoma aty ku duhet të ishim sepse ka akoma çështje dhe probleme për të zgjidhur dhe ne mbështetemi shumë në ndihmën e miqve amerikanë, dhe si komb Shqipëtar që jetojmë jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ne tani ndodhemi në kushte më të mira.