Tuesday, March 19, 2024

‘Ne e dimë si funksionojnë diktaturat’, Rama për ‘kërcënimet’ e Iranit: Marrëdhënia me SHBA e panegociueshme

‘Ne e dimë si funksionojnë diktaturat’, Rama për ‘kërcënimet’ e Iranit: Marrëdhënia me SHBA e panegociueshme

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Vjenë ka folur për kërcënimin që mund t´i kanoset Shqipërisë nga Irani pë shkak të aleancës së saj me SHBA.

Shqipëria ka strehuar muxhahedinë të përndjekur nga regjimi irianin, por Rama tha se kjo çështje nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, ndërsa shton se Shqipëria është në kontakt me aleatët strategjikë si dhe deklaroi se aleanca me SHBA është e panegociueshme.

“Së pari kjo është një temë dhe një cështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rreizk për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit. Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces.”- tha Rama.