Sunday, April 5, 2020

Pas Sulmit me Raketa Kundër Forcave Amerikane në Irak, Khamenei i Shfren Shqipërisë për Kryengritjen e Popullit Iranian

Autoritetet shqiptare i përgjigjen Khamenei-t

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 09 janar 2020.

Presidenti Trump vuri në dukje se, me ndihmën e Soleimani-t, Khamenei ka vrarë së fundmi 1,500 qytetarë iranianë për protestat e tyre

Mëngjesin e sotëm, pak orë pas sulmit me raketa kundër forcave amerikane në Irak, Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, thellësisht i demoralizuar pas eliminimit të Qassem Soleimani-t, i shfreu Shqipërisë për kryengritjen e popullit iranian.

Duke iu referuar Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) dhe kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit e cila përfshiu 191 qytete në Iran, ai tha, “Disa ditë para kryengritjes, në një vend të vogël e të lig të Europës, një amerikan së bashku me një numër iranianësh bënë plane, të cilat i pamë në incidentin e gazolinës.

Sapo njerëzit (protestuesit) erdhën në skenë, operativët e armikut filluan të shkatërronin, digjnin, vritnin e të nxitnin luftë. Kjo ishte një përsëritje e punës që kishin kryer më përpara. Dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe do të bëjnë ç’të munden.”

Pak orë më vonë, Presidenti shqiptar Ilir Meta tha, “Shqipëria nuk është një vend i lig por është një vend demokratik, i cili ka vuajtur nga një diktaturë e ligë, dhe si i tillë i ka të shenjta të drejtat e njeriut. Lëshimi i raketave nga regjimi iranian kundër dy bazave ushtarake amerikane është një akt provokativ me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Shqipëria vazhdon në mënyrë decizive me angazhimet e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të NATO-s në betejën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo veprimi që do ta rrezikonte stabilitetin dhe paqen globale.”

 

 

 

Në një tjetër zhvillim, duke iu referuar pranisë së MEK në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha, “Kemi bërë diçka që është burim nderi për Shqipërinë dhe në vazhdimësi të traditave tona, bazuar në një marrëveshje të qartë me Shtetet e Bashkuara për të mirëpritur dhe për t’u hapur dyert një grupi njerëzish të cilëve u rrezikohej jeta. Kemi jetuar nën diktaturë dhe e dimë shumë mirë se si sillen diktaturat dhe se si ato kontrollojnë gjithçka për të eliminuar të gjithë kundërshtarët kudo qofshin në botë.”

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe ministër i kabinetit aktual, tha lidhur me këtë, “Muxhahedinët nuk kanë krijuar asnjë problem në shoqëri. Përkundrazi, ata janë njerëz shumë të qetë dhe të matur. Kemi marrë një përgjegjësi bazuar në traditën e mikpritjes,” Ai shtoi, “Në Europë, ky Gjeneral i Forcave Speciale që u vra (Soleimani) vesh petkun diplomatik dhe vjen në Europë për të kryer operacione terroriste dhe më pas ata bërtasin për respekt ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.”

Gjatë një vizite në Ashraf-3, ku banojnë anëtarët e MEK në Shqipëri, në nëntor, Gjenerali James Jones, Këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Obama, tha, “Teksa shoh këtë audiencë, kam ndjesinë se po shoh të ardhmen e Iranit. Një Iran i lirë, një Iran që së shpejti do të gëzojë demokracinë dhe lirinë nën udhëheqjen e Znj. Rajavi dhe të të gjitha organizatave që përbëjnë NCRI-në sot. Kjo është e ardhmja që po shikojmë. Dhe kjo e ardhme do të vijë, shpresoj, shumë, shumë shpejt…. [Populli i Iranit] meriton një qeveri të re. Dhe farat e asaj lirie janë këtu, e ardhmja është këtu….”

Në mënyrë rutinë, regjimi klerikal ia atribuon fuqive të huaja gjendjen shpërthyese të shoqërisë dhe kryengritjet popullore brenda Iranit. Khamenei pati fajësuar SHBA-në, MEK-un dhe Arabinë Saudite për kryengritjen e 2018-ës.

Presidenti Trump tha sot, “Regjimi ia ka shtrënguar fort rripin edhe vendit të vet, ku ka vrarë kohët e fundit 1,500 njerëz gjatë protestave të shumta që po zhvillohen në mbarë Iranin.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 janar 2020