• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 15 Dhjetor 2019, 17:48:17.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Rezistenca Iranian paralajmëron për sulm në Kampin Liberty në Irak

Milicët hynë në kamp më 18 janar 2015 nën pretekstin e përdorimit brenda kampit të klinikës Irakiane.
Zbuluesit ushtarak dhe përgatitja për të sulmuar kampin Liberty

Të sjell ne mendje përgatitjen para masakrës të Ashraf më 1 shtator 2013

NCRI - Ka pasur një seri aktivitetesh shumë të dyshimta dhe lëvizjet kundër Kampit Liberty në ditët e fundit që të kujton aktivitetet e forcave irakiane para të masakrës në Kampin Ashraf më 1 shtator 2013.

1- Tre luftëtarë të hyrë në Kamp të dielën, 18 janar 2015 nën pretekstin e përdorimit të klinikës Irakiane brenda kampit për trajtime mjekësore. Forcat policore irakiane, sipas përgjegjësisë dhe rregullores së tyre që njihet, kontrollojnë identitetin e njerëzve që kërkojnë të hyjnë në kamp dhe kthejnë mbrapsh jo-rezidentët. Por në këtë rast policia irakiane nuk ka krijuar asnjë pengesë për hyrjen e tyre. Tre individë ishin të veshur me uniforma ushtarake dhe nuk ishin as nga ushtria dhe as nga policia. Nga pamja e tyre dhe fakti që ata mbanin mjekra mendohet se ata i përkasin milicisë.

2- Të hënën, më 19 janar një kompani front e Rojeve Revolucionare (IRGC) është duke punuar vetëm në zonën e aeroportit të Bagdadit në jug të Kampit Liria mori foto dhe video të pjesëve të ndryshme të kampit duke përdorur një vinç. Kameraman dhe fotograf ishin të dukshëm brenda kabinës të vinçit.
Në të njëjtën kohë që ndërhyrja e regjimit Iranian është intensifikuar përditë, terroristët paraushtarake të cilët janë të lidhur me regjimin e kanë rritur intesitetin e zbulimeve të tyre dhe përgatitjen për një sulm në Kampin Liberty.

Rezistenca Iranian edhe një herë tërheq vëmendjen për shprehjet e përsëritura të angazhimit të qeverisë së SHBA-ve dhe OKB-së në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e banorëve të Kampit Liberty,që të gjithë janë persona të mbrojtur sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, të azilkërkuesve dhe njerëz të shqetësuar. Rezistenca i kërkon SHBA-ve dhe OKB-së për të marrë menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë e banorëve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
19 Janar 2015

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.