• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

IRAN: Kerry faleminderon Shqipërinë për ndihmën për të shpëtuar jetën e anëtarëve PMOI-it.

E martë, 13 Shtator 2016

NCRI - Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara John Kerry  bëri komentet për gazetarët të hënën mbi zhvendosjen e suksesshëm grupit të fundit të anëtarëve të grupit kryesor opozitar iranian Organizatës Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI ose MEK) nga Kampi Lirisë në Irak për në Shqipëri. Sekretari Kerry e bëri njoftimin në Gazetën e Departamentit të Shtetit në Uashington.

 

Në vijim është teksti i komenteve të Sekretarit Kerry mbi zhvendosjen e PMOI-t nga Iraku në Evropë:

 

 

Komente për Daily Press

Komente

John Kerry

Sekretari i Shtetit

Ëashington, DC

12 shtator 2016

...

Së dyti, më lejoni të bëj një koment të shpejtë për lajmin e mirë, sepse padyshim e dimë që jetojmë në një epokë të trazuar dhe shumë shpesh (kollitet) ka sfida apo konflikte në lidhje me atë, që për fat të keq, nuk sjellin lajme të mira. Por, besoj se është e rëndësishme të vihet në dukje një arritje të rëndësishme humanitare në javën e kaluar. Do ta përmendja atë, por ishte shumë vonë - ose herët në mëngjes në Gjenevë - dhe nuk e bëra.

Por të premten e javës së kaluar, grupi i fundit prej 280 anëtarësh të opozitës iraniane në mërgim, i muxhahedinëve e-Khalq, ose MEK, siç janë të njohur, u larguan nga Kampi i Lirisë në Irak. Dhe largimi i tyre përfundon një iniciativë e rëndësishme diplomatike amerikane që ka bërë të mundur sigurinë e më shumë se 3.000 anëtarëve të MEK jeta e të cilëve ishte nën kërcënim. Dhe siç e kujtojmë të gjithë kampi ku ata ishin është goditur me artileri në shumë raste. Ka pasur njerëz të vrarë dhe të plagosur. Dhe ne kemi vazhdimisht në përpjekje për të gjejtur një rrugëzgjidhje.

Pra, 10 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me kujtimet e kësaj sfide. Për herë të parë u përfshiva në këtë përpjekje kur isha në Senat, dhe kjo është arsyeja pse gjatë vitit tim të parë si Sekretar kam caktuar Jonathan Ëiner, një nga këshilltarët e mi më jetëgjatë dhe më të besuar, si emisarin tonë për të gjetur një mënyrë për të ndihmuar MEK-un për t’u larguar nga Iraku.

Pas progresit të qëndrueshëm gjatë një periudhe prej disa muajsh, kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam biseduar me Qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë. Shqipëria ka një traditë krenare të mbrojtjes së komuniteteve vulnerable, siç ndodhi gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin e një numri të madh të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme të luajë një rol të rëndësishëm humanitar. Gjithashtu dua të falënderoj qeveritë e Gjermanisë, Norvegjisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës dhe vendeve të tjera të BE-së që kanë ndihmuar për të shpëtuar jetën e anëtarëve të MEK-ut. Kjo është një arritje e madhe humanitare, dhe unë jam shumë krenar që Shtetet e Bashkuara qenë në gjendje të luajnë një rol kryesor të besueshëm për të ndihmuar në kryerjen e kësaj detyre.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.