• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Patrick J. Kennedy: Fillimi i një epoke të re në historinë e rezistencës iraniane

E djelw, 02 tetor 2016


Patrick J. Kennedy është një mik i sinqertë dhe përkrahës i popullit iranian dhe i rezistencës së tyre të organizuar, në artikullin e tij në thehill.com më 1 tetor, përshkruan situatën e fundit të rezistencës iraniane dhe arsyen pse ai beson se mbështetja ndërkombëtare për këtë, vetëm do të vazhdojë të rritet këtej e tutje. Në vijim është teksti i plotë:

 

Sukses: zhvendosja e të mërguarve iranianë tregon për rritjen e rëndësisë të rezistencës iraniane
Më 9 shtator, grupi i fundit i disidentëve iranianë që ishin në Kampin e Lirisë, në Irak, u largua nga vendi për në Evropë. Edhe pse veprimi kolektiv ndërkombëtar erdhi vonë, suksesi i tij eventual ndihmon për të demostruar se njohja dhe simpatia për rezistencën iraniane është në rritje.
Disidentët janë anëtarë të Opozitës kryesore iraniane, Mujahedin-e Khalq (MEK). Trembëdhjetë vjet më parë, pas pushtimit të Irakut, SHBA i njohu ata si persona të mbrojtur sipas Konventës së Katërt të Gjenevës. Por në janar 2009, siguria e tyre iu kalua Qeverisë së Irakut. Që atëherë, ata iu nënshtruan disa sulmeve vdekjeprurëse nga forcat irakiane të sigurisë që veprojnë me urdhër të Teheranit apo terroristëve paraushtarake në Irak të lidhur me regjimin klerikal në Iran.
Pati njerëz në Kongres dhe në vende të tjera që ishin të shqetësuar se SHBA nuk kishte arritur t’i përmahej angazhimit të saj për të mbrojtur disidentët dhe kritikuan administratën e Obamës. Por, për kredibilitetin e tij, Departamenti i Shtetit së SHBA ndihmoi, në fazat e mëvonshme, për të garantuar që rivendosja jashtë Irakut të vazhdonte deri përfundimin e saj. Shumë disidentë shkuan në Shqipëri, ndërsa një numër i vendeve të Evropës Perëndimore mori një numër më të vogël të refugjatëve të MEK-ut.
MEK-u është lëvizja politike më e organizuar dhe më e sofistikuar që kërkon një sistem demokratik në Lindjen e Mesme. Si përbërësi kryesor i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, të udhëhequr nga Maryam Rajavi që përkrah një Iran demokratik dhe laik, ai ka hedhur një plan dhjetë-pikësh për të ardhmen e vendit që përfshin një përkushtim ndaj sekularizmit, demokracisë, mosndërhyrjes rajonale, dhe të drejtat e grave dhe të minoriteteve. Me fjalë të tjera, përfaqëson të gjitha gjërat që regjimi aktual iranian është kundër.
Është krejt e kuptueshme, pra, që Teherani dhe aleatët e saj rajonalë bënë përpjekje të përbashkëta për të ndalur zhvendosjen e anëtarëve të MEK dhe imponuan dorëzimin e komunitetit të Kampit të Lirisë. Sidoqoftë, para se të linin Irakun, 177 persona u vranë apo u rrëmbyen para se Kampi i Lirisë më në fund të zbrazej këtë muaj.
Në të vërtetë, gjatë 37 viteve të fundit, regjimi iranian ka bërë gjithçka për ta shfarosur këtë lëvizje. Bota është ende në errësirë në lidhje me masakrën e autoriteteve iraniane ndaj të burgosurve politikë në verën e vitit 1988, që synonte kryesisht MEK-un dhe anëtarët e tij. Pas një dekreti nga Ayatollah Khomeini, 30.000 të burgosur politikë u masakruan në çështje muajsh për shkak se refuzuan të heqin dorë nga përkatësia e tyre në MEK.
Edhe pse MEK-u dhe lufta e saj prej dekadash kundër tiranisë fetare nuk janë në plan të parë të mendjes së politikëbërësve perëndimorë, me besim mund të themi se mospërfillja për rezistencën iraniane është një gjë e së kaluarës. Organizata ka një listë prej qindra avokatësh të përkushtuar në legjislaturat evropiane dhe amerikane dhe numri i tyre po rritet. Përkushtimi i tyre iu dha ish-banorëve të Kampit të Lirisë sigurinë, dhe po aq e rëndësishme është, se kjo gjë i ka vënë ata në kontakt më të afërt me qeveritë evropiane dhe komunitetin botëror, ku ata mund të tregojnë historitë e tyre dhe të vazhdojnë aktivizmin e tyre në favor të ndryshimit të regjimit në Teheran.
Mund të pranohet me siguri që mbështetja për MEK vetëm do të vazhdojë të rritet që këtej e tutje. Në fakt, çlirimi i banorëve të Kampit Lirisë mund të përfaqësojnë fillimin e një epoke të re në historinë e rezistencës iraniane dhe në tërësi një hap të rëndësishëm në drejtim të çlirimit të popullit iranian.
Nga një rastësi domethënëse, zgjidhja e krizës së refugjatëve erdhi menjëherë pas zbulimit të informacionit të ri në lidhje me masakrën e vitit 1988, duke e bërë atë një temë kryesore diskutimi në mesin e aktivistëve dhe shoqërisë civile në Iran. Ky debat po hedh dritë të re mbi shkallën e brutalitetit të regjimit iranian që në ditët e para dhe se si ky brutaliteti ka formuar karakterin e regjimit gjatë tre dekadave të mëvonshme.
Sa më shumë përhapet ky informacion në Perëndim - përfshirë identitetin e zyrtarëve aktualë iranianë që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në masakrën e 1988 - do të bëhet më e qartë se përpjekjet e komunitetit ndërkombëtare lidhur me Kampin e Lirisë nuk ishin vetëm moralisht të drejta, por absolutisht të nevojshme. Dhe në një kuptim më të gjerë, do të bëhet gjithnjë e më e qartë se e njëjta gjë është e vërtetë për vetë MEK-un dhe qëllimet e tij për të ardhmen e Iranit.
Kennedy ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve nga 1995-2011.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.