• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

"AMBASADORET" E MEK

https://youtu.be/WKJdrh4G90k

Shqipëria duhet të jetë krenare për strehimin e rezistencës Iraniane ndaj regjimit të Teheranit. Dy figura të rëndësishme botërore Linda Chavez, ish këshilltarja e Presidentit Regan dhe kandidatja Kolumbiane për presidente Ingrid Betancourt thanë se veprimi për strehimin e luftëtarëve MEK i bën nder Shqipërisë dhe turpëron Amerikën.

Ardhja e Muxhahedinëve në Shqipëri për shumëkënd është parë me skepticizëm por në lëvizjen e tyre veç shteteve janë përfshirë dhe individë të rëndësishëm. Dy prej tyre janë Linda Chavez, ish zëdhënëse e Presidentit Regan e më pas pjesë e OKB-së dhe Ingrid Betancourt ish politikane Kolumbiane e njohur në të gjithë botën pasi u mbajt peng nga rebelët e FARK. Të dyja mbërritën në Tiranë për t’u takuar me 3000 Mekët e strehuar në Shqipëri. Për to veprimi i Shqipërisë është një shembull që duhet të merret.

Unë besoj fort se ne duhet të kemi një sistem në botë që të pranojmë refugjatët që luftojnë ose largohen nga persekutimi dhe Shqipëria duhet përgëzuar. A ndikuan Shtetet e Bashkuara? Unë besoj që po, përgjatë administratës së Obamës. Por mua më duket më shumë si një gjë natyrale për Shqipërinë që të ishte vendi që t’i priste. Është një vend me shumicë muslimane por shumë më shumë e moderuar se vendet e tjera. Personalisht u ndjeva keq që Shtetet e Bashkuara nuk strehuan Mekët sepse do të kishim edhe ne shumë përfitime si shtet.

Mendoj që ishte një mundësi për Shqipërinë për të treguar fytyrën e vërtetë të saj në kuptimin e të qënit pjesë e një komuniteti dhe të marrë përgjegjësitë për atë që ndodh në botë dhe të qënit pjesë aktive e zgjidhjes së problemeve. Ishte një mënyrë që e gjithë bota të shohë që Shqipëria është një partnere me vlera në agjendën ndërkombëtare.

Si një ish punonjëse e administratës Regan, Chavez edhe pse është republikane është tërësisht kundër presidentit Trump.

Unë jam një republikane konservatore dhe nuk e mbështes Trump. Jam nervoze për Presidentin. Nuk mendoj që ai ka njohuritë e duhura për kompleksitetin e botës. Ai ka instinkte, ka paragjykime. Kjo nuk është gjëja më e mirë në një botë shumë të rrezikshme sepse unë kështu e shoh botën. Gjithashtu jam e shqetësuar për marrëdhëniet e tij me Putin dhe Rusinë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.