• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, aktivistja Chavez flet për Vizion Plus

https://youtu.be/ygqfOIv68xM

Shqetësimi i ngritur nga kryeministri Rama dhe disa liderë te tjerë ballkanik per rrezikun e rritjes se ndikimit rus ne Ballkan, gjen mbështetje edhe ne radhët e vete Partisë Republikane Amerikane. Njëra nga eksponentët e administratave te presidenteve Reagan dhe Bush, Linda Chavez, ne nje interviste per Vizion Plus, tregon se ekziston nje rrezik real dhe se marrëdhëniet e afërta te administratës Trump me Rusinë kane shqetësuar edhe kongresin amerikan.

“Unë jam e frikësuar per marrëdhëniet qe ka Trump dhe administrata e tij me Rusinë. Unë jam nje republikane konservatore, nuk e kam mbështetur z. Trump. Mendoj se edhe Kongresi është i shqetësuar per marrëdhëniet e stafit te Trump dhe Rusisë. Do te ketë seanca dëgjimore per ketë dhe pres qe kjo do te frenoje disi marrëdhëniet e ngrohta te z. Trump me Rusinë. Mendoj se nëse Shtetet e Bashkuara do te tërhiqeshin nga ajo qe kane bere deri tani, do te ishte nje kërcenim i madh. Rusia po zgjeron ndikimin e saj ne Ballkan dhe ne Lindjen e Mesme. Dhe besoj se nje nga rreziqet me te mëdha te administratës Trump është tërheqja dhe përqendrimi vetëm te politikat e brendshme amerikane. Por ky do te ishte një gabim shume i madh.”

Zonja Cavez, e cila ndodhet ne Tirane gjate këtyre ditëve per te mbështetur lëvizjen per lirinë e Iranit, thotë se ndikimi rus ne ketë vend dhe ne Lindjen e Mesme është nje tjetër rrezik qe duhet adresuar.

“Mendoj se Irani eshte nje kërcenim nëpërmjet programit te tij bërthamor. Irani dhe Rusia se bashku janë nje kërcenim ne Lindjen e Mesme. Prandaj mendoj se duhet punuar dhe ushtruar presion per ndryshimin e regjimit ne Iran. Per këto arsye dhe per shume te tjera, une jam pozicionuar ne mbështetje te Këshillit Kombëtar te Rezistencës se Iranit dhe kunder regjimit aktual atje.”

Chavez thotë se presioni ne Uashington per administratën e re Trump sa vjen e rritur per t’u tërhequr per disa nga politikat e saj, sic ishte rasti i fundit i ndalimit te shtetasve nga vendet muslimane

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.