• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Kompania e Sigurimeve Tërhiqet nga Irani për t’iu Shmangur Sanksioneve Amerikane

 Kompania më e fundit që ka braktisur biznesin me Iranin për t’iu shmangur sanksioneve ekonomike amerikane, është kompania e sigurimeve American International Group Inc (AIG), sipas një dokumenti të AIG të lëshuar të premten, më 2 nëntor.

Me Iranin nuk bënte biznes vetë AIG, por një degë e tij – kompania me bazë në Bermuda, Validus Holdings Ltd – të cilën ai e kishte blerë në korrik për $5.56 bilion.

Tani, Validus do ta ulë mbulimin e sigurimeve që u ofron kompanive të transportit që transportojnë ngarkesa nga Irani apo drejt tij, në mënyrë që të veprojë në përputhje me sanksionet ekonomike amerikane të cilat erdhën në fuqi të dielën, më 4 nëntor. Sipas dokumentit, ngarkesat përfshijnë naftë krudo të transportuar nga Irani, si dhe produkte nafte të rafinuara që transportohen për në Iran.

Degët e Validus, të cilat i kanë gjithashtu bazat jashtë SHBA-së, ofronin sigurim për ngarkesat, por edhe për anijet, luftë, dhe liabilitet. AIG ka thënë që kompania do të dilte edhe nga disa politika risigurimi që përfshijnë Iranin.

Tërheqja e Trump nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve e ka dëmtuar edhe më tej ekonominë e rënë iraniane, si dhe i ka ndezur edhe më shumë protestat mbarëkombëtare anti-regjim të cilat kanë pushtuar vendin që nga dhjetori i 2017-ës, pavarësisht represionit masiv.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.