• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

SHBA do të Vazhdojë ta Rrisë Presionin Deri sa Regjimi i Iranit ta Braktisë Programin e Armëve Bërthamore: John Bolton

Shkruar nga Amir Taghati 

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta rrisin presionin mbi regjimin iranian deri sa ai ta braktisë kërkimin për armë bërthamore dhe t’u japë fund veprimtarive të dhunshme në Lindjen e Mesme, tha të hënën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

“Do të vazhdojmë ta rrisim presionin mbi regjimin iranian deri sa ta braktisë programin e armëve bërthamore dhe t’u japë fund veprimtarive të dhunshme në Lindjen e Mesme, përfshirë kryerjen dhe mbështetjen e terrorizmit në mbarë botën,” tha Bolton në një fjalim.

Të hënën, regjimi iranian filloi pasurimin e uraniumit përtej limitit 3.67% të pastërtisë, të vendosur nga pakti i tij bërthamor i 2015-ës me fuqitë botërore, sipas agjensisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara.

Regjimi iranian tha të dielën se është plotësisht i përgatitur për ta pasuruar uraniumin në çfarëdo niveli dhe me çfarëdo sasie, në shkelje të paktit bërthamor.

Në një konferencë për shtyp të transmetuar live, zyrtarë të lartë të regjimit thanë se Teherani do të vazhdojë t’i reduktojë angazhimet e tij çdo 60 ditë, deri sa nënshkruesit e paktit të veprojnë për ta mbrojtur nga sanksionet amerikane.

Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani deklaroi javën e shkuar se duke nisur nga 7 korriku, regjimi do ta rrisë pasurimin e uraniumit në çfarëdo sasie që të dëshirojë dhe do t’i rifillojë veprimtaritë në reaktorin e ujit të rëndë në Arak.

Duke komentuar lidhur me deklaratën e Rouhani-t, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) Mohammad Mohaddessin tha: “Ngjarjet e ditëve të fundit dhe shpallja e Rouhani-t sot e tregojnë qartë se regjimi i mullahëve nuk e ka braktisur asnjëherë projektin e armëve bërthamore dhe po përpiqet të gjejë një mundësi për ta vazhduar përsëri. Siç ka deklaruar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, regjimi nuk duhet të lejohet të kryejë asnjë pasurim të uraniumit dhe projektet e tij bërthamore duhet të eliminohen plotësisht.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.