• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 16 Nentor 2019, 19:36:50.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

IAEA: Regjimi Iranian Shkel Limitin Kyç të Pasurimit të Uraniumit në Paktin Bërthamor

Shkruar nga Shahriar Kia 

Të hënën regjimi iranian filloi pasurimin e uraniumit përtej limitit të pastërtisë 3.67% të vendosur nga pakti i tij bërthamor i 2015-ës me fuqitë botërore, sipas agjensisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara.

“Drejtori i Përgjithshëm Yukiya Amano e ka informuar Bordin Qeverisës të IAEA-s se inspektorët e Agjensisë më 8 korrik kanë verifikuar se Irani po e pasuron uraniumin mbi nivelin 3.67% U-235,” tha një zëdhënës i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke iu referuar izotopit të zbërthyeshëm uranium-235.

Një raport i IAEA-s për shtetet anëtare, që është lexuar nga Reuters, thotë se agjensia e ka verifikuar nivelin e pasurimit duke përdorur monitorë online të pasurimit, dhe gjithashtu, të hënën janë marrë kampione për analizim. Raporti nuk thoshte saktësisht se në çfarë niveli pastërtie po pasuronte regjimi iranian, por vetëm se ishte mbi limitin 3.67%.

Raporti shtonte se Teherani e kishte informuar agjensinë të hënën se “bazuar në vlerësimin e operatorit” niveli i pasurimit ishte rreth 4.5%. Një zëdhënës për Organizatën Iraniane të Energjisë Atomike tha më herët të hënën se niveli e kishte kaluar shifrën 4.5%, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve ISNA.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës për agjensinë bërthamore të regjimit iranian, e ka konfirmuar rritjen e pasurimit për Associated Press.

“Tani për tani, pasurimi jonë është rreth 4.5%,” tha Kamalvandi.

Kamalvandi gjithashtu la të kuptohej në një intervistë për televizionin shtetëror të transmetuar të hënën, se Teherani mund ta konsiderojë edhe nivelin e pasurimit 20% ose më lart si hap të tretë. Kjo gjë do t’i shqetësonte ekspertët e mos-proliferimit bërthamor pasi 20% është një hap teknik i shkurtër larg nga arritja e niveleve të prodhimit të armëve, prej 90%. Kamalvandi sugjeroi gjithashtu përdorimin e centrifugave të reja ose shtimin e numrit të tyre, i cili është i kufizuar nga pakti.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.