• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

SHBA Vendos Sanksione mbi Iranianët që Sipas Saj Janë të Lidhur me Programin e Armëve të Shkatërrimit Masiv të Regjimit

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione mbi liderët e dy rrjeteve të prokurimit që sipas tyre janë të lidhur me regjimin iranian, për faktin se janë marrë me veprimtari sekrete përvetësimi prej të cilave ka përfituar ushtria e regjimit iranian.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha të mërkurën se njëri nga rrjetet drejtohet nga shtetasi iranian Hamed Dehghan, CEO dhe kryetar i Pishtazan Kavosh Gostar Boshra LLC, dhe menaxher e kryetar i bordit të Ebtekar Sanat Ilya.

Agjensia tha se rrjeti që operonte Hamed Dehghan përdorte një kompani me bazë në Hong Kong për t’iu shmangur sanksioneve amerikane e globale, dhe për të marrë në shënjestër teknologji e komponentë amerikanë për njerëz të lidhur me regjimin iranian dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Departamenti amerikan i Shtetit e ka etiketuar IRGC-në si organizatë të huaj terroriste në prill 2019.

Departamenti i Thesarit tha se rrjeti i dytë, i drejtuar nga shtetasi iranian Seyed Hossein Shariat, blinte produkte të aliazheve të aluminit nga Nuclear Suppliers Group për ushtrinë e regjimit iranian.

"Ndërsa regjimi iranian tenton të përdorë makinacione të ndërlikuara për t’i fshehur përpjekjet e tij për përparimin e programit të tij të armëve të shkatërrimit masiv, qeveria e SHBA-së do të vazhdojë ta pengojë atë në çdo hap," tha zyrtarja e Departamentit të Thesarit, Sigal Mandelker.

"I nxisim qeveritë në mbarë botën që ta kuptojnë se deri në çfarë pike shkon regjimi i Teheranit për ta fshehur sjelljen e tij, dhe të sigurohen që kompanitë dhe institucionet financiare të tyre nuk po i lehtësojnë veprimtaritë e Iranit për proliferim."

Departamenti tha se ka vënë gjithashtu sanksione mbi individë të lidhur me këto dy rrjete.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.