• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 22 Nentor 2019, 08:53:13.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

IAEA: Shkelja më e Fundit e Paktit Bërthamor nga Regjimi Iranian Është Instalimi i Mbi 30 Centrifugave të Reja

Regjimi Iranian ka instaluar dhjetëra centrifuga të avancuara për ta përshpejtuar pasurimin e uraniumit, zbuloi të hënën agjencia atomike e Kombeve të Bashkuara, një zbulim që përfaqëson vetëm më të fundit në një seri shkeljesh provokative të paktit bërthamor të 2015-ës nga regjimi i mullahëve. 

Një zëdhënës për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha të hënën se inspektorët i kanë konfirmuar centrifugat e reja, të cilat përfshijnë 30 modele të avancuara IR-6 dhe tre IR-6s, raporton Fox News.

Centrifugat ishin instaluar ose ishin duke u instaluar, por nuk ishin testuar ende, sipas zëdhënësit të IAEA-s.

Një centrifugë e pasuron uraniumin duke vërtitur gaz hekzafluorid uraniumi. Sipas marrëveshjes atomike katër-vjeçare, regjimi i Iranit supozohet të operojë vetëm 5,060 centrifuga të vjetra IR-1.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës për Organizatën Iraniane të Energjisë Atomike, tha të shtunën se regjimi iranian kishte nisur të injektonte gaz uraniumi në centrifuga.

Teherani i ka thyer që më përpara kufizimet e rezervave dhe të nivelit të pasurimit, kufizime të vendosura nga pakti i cili supozohet të mos e lejojë regjimin të ndërtojë armë atomike.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, pati paralajmëruar menjëherë pas firmosjes së paktit bërthamor më 14 korrik 2015: "Kjo marrëveshje nuk ua mbyll mullahëve rrugën drejt mashtrimit dhe aksesit të një bombe bërthamore".

Para kësaj, më 24 nëntor 2013, znj. Rajavi kishte thënë: "Çdo tolerim, ngurrim dhe lëshim nga komuniteti ndërkombëtar do ta nxisë Khamenei-n që të lëvizë edhe një herë drejt prodhimit me anë të mashtrimit e hileve.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.