• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

A do t’i Nënshtrohen Kompanitë Europiane Presioneve të SHBA Kundër Regjimit Iranian?

Në vijim të marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015, shumë vende europiane filluan të investojnë në Iran. Të kërcënuara nga sanksionet e reja të SHBA, shumica e këtyre kompanive do t’i dorëzohen tashmë presioneve amerikane.

Shtetet e Bashkuara do të vënë ‘sanksionet më të rënda në histori’ mbi regjimin iranian, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Ky kërcënim do të nënkuptonte që të gjitha kompanive dhe institucioneve financiare të cilat kanë hyrë në ‘biznes të ndaluar’ me regjimin iranian do t’u duhet të paguajnë pasojat.

Politika dhe ekonomia europiane janë dy fushat që po fillojnë t’i marrin seriozisht kërcënimet amerikane. Shumë kompani europiane aktualisht ose i kanë pakësuar në mënyrë të konsiderueshme ndërveprimet e tyre ekonomike me Iranin, ose i kanë ndaluar krejt. Kjo do të thotë që investimet e tyre të planifikuara në Iran nuk do të hyjnë në fuqi.

Shembujt më të spikatur në këtë aspekt janë Siemens e Gjermanisë, Kompania franceze e Naftës Total, Kompania daneze e Logjistikës dhe Transportit Maersk, si dhe DZ Bank e Gjermanisë, një institucion qendror për më shumë se 1,000 banka bashkëpunuese.

Jose Campus Nave është një CEO në Kompaninë Rodl and Partner, bazuar në Nurenberg, si dhe një ekspert mbi Iranin. Campus Nave thekson efektet që sanksionet amerikane do të kishin mbi prodhuesit gjermanë të makinave, mes të tjerësh, duke thënë “Çdo kompani duhet ta peshojë situatën vetë për të vendosur se cila tregti është më e rëndësishme: tregtia e madhe me Shtetet e Bashkuara e cila është në vazhdim e sipër, apo një tregti e vogël me Iranin e cila sjell edhe një risk të lartë.”

Kompanitë gjermane kanë investuar mbi $110 bilion në Shtetet e Bashkuara, ndërsa investimi i tyre në Iran ka qenë vetëm $3 bilion.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.