• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Sanksionet e Rivendosura Rishtazi Kanë në Shënjestër ‘Sferat Thelbësore të Ekonomisë së Iranit’

Kur Shtetet e Bashkuara i dhanë fund pjesëmarrjes së tyre në marrëveshjen bërthamore të 2015-ës me Iranin, sanksionet e rivendosura nga administrata Trump për të marrë në shënjestër “sferat thelbësore të ekonomisë iraniane” janë quajtur nga zyrtarët si më të forta se kurrë ndonjëherë.

Në fakt, Rich Edson raporton nga Departamenti i Shtetit se sanksionet e reja të administratës Trump, të cilat kanë në shënjestër ekonominë e Iranit, janë më të ashprat që i janë vënë ndonjëherë regjimit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha, “Qëllimi është t’i hiqen regjimit të ardhurat që përdor për të përhapur vdekje e shkatërrim nëpër botë.” Ai shtoi, “Qëllimi ynë final është ta detyrojmë Iranin që t’i braktisë përfundimisht veprimtaritë e tij të jashtëligjshme, të cilat janë të dokumentuara mirë, dhe të sillet si një vend normal.”

Sanksionet kundër Iranit, të cilat SHBA i hoqi si pjesë e paktit bërthamor, do të rivendosen plotësisht të hënën. Ato kanë në shënjestër sektorin iranian të naftës, si dhe sektorët bankarë dhe të transportit të mallrave, dhe do të kenë ndikim në mbi “700 individë, entitete, anije, dhe avionë,” sipas administratës.

Brian Hook, Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Iranin, shpjegon, “Fushata jonë e presionit maksimal ekonomik është projektuar për t’ia mohuar Iranit të ardhurat që i duhen për të mbështetur terrorizmin dhe proliferimin e raketave, dhe për ta risjellë Iranin në tryezën e negociatave në mënyrë që presidenti të negociojë një marrëveshje shumë më të mirë.” Hook vazhdon, “Kemi për qëllim të kërkojmë një marrëveshje të re me Iranin, e cila të adresojë gamën e plotë të kërcënimeve që Irani përbën për paqen dhe sigurinë.”

Sipas zyrtarëve, bizneset ndërkombëtare janë tërhequr tashmë nga Irani, duke parashikuar sanksionet e së hënës.

Për sa i përket vlerës së monedhës iraniane, Pompeo tha, “Presioni maksimal që kemi ushtruar ka shkaktuar që riali të bjerë në mënyrë dramatike.” Pompeo pohon gjithashtu se kabineti i Presidentit iranian Rouhani është në “rrëmujë dhe populli iranian po e ngre edhe më lart zërin e tij kundër një regjimi të korruptuar e hipokrit.”


 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.