Franca Dërgon Diplomatin e Lartë në Iran Ndërkohë që Regjimi Shkel Kufirin e Pasurimit të Uraniumit

Published on .

Të martën, Franca dërgoi një diplomat të lartë në Iran, duke iu bashkuar Gjermanisë dhe Britanisë në thirrjet ndaj regjimit të mullahëve për t’i kthyer mbrapsht veprimtaritë për pasurimin e uraniumit "pa vonesë."

Emmanuel Bonne, një këshilltar diplomatik i Presidentit francez Emmanuel Macron, pritej të takohej të mërkurën me zyrtarin e lartë të sigurisë të regjimit iranain, Ali Shamkhani, sipas agjensisë së lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcën Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit. Bonne shpreson të përpiqet që të "marrë shenja" nga regjimi iranian për të treguar se ata e kanë seriozisht për sa i përket qëndrimit në paktin bërthamor të 2015-ës, tha një zyrtar francez për Associated Press.

Vendet europiane, të cilat vazhdojnë të jenë pjesë e paktit së bashku me Rusinë dhe Kinën, thanë se kanë në plan të organizojnë një takim mes nënshkruesve lidhur me “shqetësimin e thellë se Irani nuk po i përmbush disa prej angazhimeve të tij.” Ata shtuan se takimi duhet të “zhvillohet urgjentisht,” por nuk thanë se kur do të zhvillohet, raporton Fox Neës.

Kjo është vizita e dytë e Bonne në Teheran në disa muaj. Ai qe në kryeqytetin iranian në mes të qershorit për një ditë.

 

Stampa