• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Issues

Hassan Rouhani përsërit pozicionet e Khamenei-t për të mos lejuar inspektimet bërthamore

Teherani anjëherë nuk do të nënshkruajë marrëveshje bërthamore që do të lejojë hyrjen e të huajve në sekretet shkencore dhe ushtarake të Iranit, tha të enjten Hassan Rouhani presidenti i regjimit klerik.

Të mërkurën, Udhëheqësi supreme i regjimit Iranian ,i cili ka fjalën e fundit për çdo çështje madhore politike përjashtoi publikisht inspektimet ndërkombëtare të vendeve ushtarake si dhe intervistat me shkencëtarët bërthamorë duke i përshkruar ato si "kërkesa të paarsyeshme".

"Ne nuk do të lejojmë shkeljen e privatësisë së shkencëtarëve tanë bërthamore ose të ndonjë çështjeje tjetër të rëndësishme" tha ai.
Të enjten, Hassan Rouhani në një fjalim në qytetin veriperëndimor të Tabriz të Iranit tha: "Vërejtjet e bëra kohët e fundit të liderit të Republikës Islamike janë rregull për administratën dhe kurrë nuk do të nënshkruajmë një marrëveshje ku nuk mund të lejojmë asnjë të ketë të drejtën e hyrjes në sekretet shkencore dhe ushtarake të vendit. "
Francezi Laurent Fabius tha të mërkurën se regjimi Iranian ka 24 ditë që kërkon raportimin e një të dyshuar Iranian, në termat e marrëveshjes, dhe gjatë kësaj kohe inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mund të lejohen të vizitojnë vendin përkatës bërthamor.
Fabius paralajmëroi se "shumë gjëra mund të zhduken", në 24 ditë. Ai tha se një tjetër situat e pazgjidhur është që sanksionet ndërkombëtare mund të hiqen.
Mbikqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara tha se mund të detyrojë hyrjen në vendet ushtarake të Iranit nën kushtet e një marrëveshje paraprake të arritur me Iranin, kjo u citua nga kreu i grupit për “Associated Press” në një intervistë javën e kaluar.
"Në shumë vende të tjera nga herë pas here, ne kërkojmë të drejtën e hyrjes në vendet ushtarake, gjë për të cilën ne kemi arsye, kështu që pse jo në Iran?" Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të OKB-së Energjisë Atomike (IAEA), citohet të ketë thënë nga AP.
"Në qoftë se ne kemi një arsye për të kërkuar të drejtën e hyrjes, ne do ta bëjmë këtë , në parim Irani duhet ta pranoj atë," shtoi ai.

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.