• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Issues

IRAN: Gjashtë të burgosur politikë Sunit janë varur

NCRI – Xhelatët e regjimit Iranian kanë varur gjashtë të burgosur politikë Sunit në mëngjesin e të mërkurës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarve për të mos i vrare.
Hamed Ahmadi 33 vjeç, Jahangiri dhe Jamshid Dehghani (dy vëllezër) 28 vjeç dhe 29 vjeç, Kamal Mowlaie 30 vjeç, Seddiq Mohammadi 28 vjeç, dhe Hadi Hosseini 31 vjeç, janë varur në burgun Gohardasht në qytetin Karaj.
Gjyqësori i regjimit i kishte dënuar me vdekje këta të burgosur kurdë, pasi u shpallën fajtor për veprën të dyshimtë "armiqësi kundër Perëndisë."

Irani nën regjimin mullahë, mbetet regjimi me ekzekutimet më të larta për frymë të popullsisë në botë, që kur Hassan Rouhani ka marrë detyrën si president 1300 të burgosur janë ekzekutuar.
Amnesty International i kishte lëshuar një deklaratë dje, në 3 mars për të këmbimin e jetëve të gjashtë të burgosurve Sunitë politike në radhë për vdekje.
Hassiba Hadj Sahraoui, Zv. Drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International i kishte apeluar urgjentisht autoriteteve Iraniane për të ndalur ekzekutimin e të burgosurve dhe të shfuqizonte dënimin me vdekje që gjyqet ndiqnin me të padrejtë.
Në deklarat thuhej se, ata ishin në mesin e 33 burrave Sunnit, aktualisht në radhën e vdekjes në Iran. Të gjithë te burgosurit mbajnë qëndrimin se ata janë në shënjestër vetëm sepse ata kanë praktikuar apo promovuar besimin e tyre, duke marrë pjesë në seminare fetare sunite dhe shpërndanin materiale fetare sunite.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.