• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 15 Shtator 2019, 12:39:21.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Issues

Regjimi Iranian Ka Humbur $10b në të Ardhurat nga Nafta

Regjimi iranian ka humbur 10 bilion dollarë në të ardhura që kur sanksionet amerikane hynë në fuqi të plotë në nëntor dhe hoqën afërsisht nga tregjet botërore 1.5 milion fuçi në ditë (bpd) të naftës iraniane krudo, sipas një zyrtari të Departamentit amerikan të Shtetit të mërkurën.

Brian Hook, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin, tha në konferencën e energjisë CERAWeek se plani i ShBA-së për t’i çuar në zero eksportet e krudos iraniane po ecën më së miri, duke përmendur rezervën globale të naftës si një ndihmë të madhe në këtë aspekt.

Hook tha se Donald Trump e ka “bërë shumë të qartë që [SHBA duhet] të ketë një fushatë presioni maksimal ekonomik” mbi Iranin pa tronditur tregun e naftës.

SHBA e nisi fushatën e saj të presionit maksimal vitin e shkuar, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës për shkak të mashtrimeve të Iranit dhe i rivendosi sanksionet e rënda të kohës së Obamës mbi gjithçka, që nga përdorimi i dollarit amerikan nga Irani, tek industria e tij automobilistike, e deri tek industria e tij fitimprurëse e naftës.

Sanksionet e naftës dhembin më shumë se gjithë të tjerat, pasi 70% e GDP-së së Iranit vjen nga ky sektor, por në mënyrë që të stabilizojë tregjet dhe të sigurohet që sanksionet të funksionojnë në aspektin afat-gjatë, SHBA u bëri lëshime lidhur me këto sanksione tetë prej blerësve kryesorë të Iranit, me kushtin që ata t’i ulin blerjet e tyre me më shumë se 20%. Hook tha se SHBA po monitoron oferata globale për ndonjë impakt të shkaktuar nga sanksionet në mënyrë që të sigurohet që kjo gjë po bëhet në një “mënyrë të përgjegjshme”.

Hook, i cili është një këshilltar i lartë politike i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, tha: “Ekzistenca e një tregu nafte me ofertë më të mirë na e bën të mundur ta përshpejtojmë rrugën për në zero. Por e dimë gjithashtu se ka shumë variabla që lidhen me një treg nafte të qëndrueshëm e me ofertë të mirë.”

Megjithatë, tashmë duket se këto lëshime – që do të skadojnë në maj – nuk do të kenë nevojë për zgjatje pasi Administrata amerikane e Informacionit mbi Energjinë (EIA) parashikon se oferta e këtij viti do ta tejkalojë kërkesën me një shifër prej 440,000 bpd.

Është e qartë se sanksionet e naftës kanë funksionuar, atëherë cila është lëvizja e radhës? Opsioni logjik është ajo që SHBA po përpiqet të bëjë tashmë. Ajo do më shumë sanksione mbi Iranin për shkeljet e të drejtave njerëzore, financimin e terrorizmit dhe lëshimet e raketave, si dhe dëshiron që edhe aleatët e SHBA-së të bëjnë të njëjtën gjë.

Kjo është ajo që dëshiron edhe populli iranian. Sanksionet nuk po i bëjnë dëm pasi heqja e tyre nuk e ndihmoi. Regjimi i përdori ato para për të shtypur popullin dhe pa to, mullahët rrezikohen të përmbysen nga populli, gjë që do të sjellë liri për Iranin.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.