• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 15 Tetor 2019, 21:08:33.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Deklarata e NCRI

Britanikja Daily Star: Regjimi i Iranit ‘po përgatitet për luftë’ me qytete raketash të fshehura nën beton

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 14 tetor 2019.

Regjimi iranian po i intensifikon përgatitjet për luftë në bazat e tij nëntokësore të raketave, të cilat janë të fshehura nën pesë shtresa betoni, raporton britanikja Daily Star.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka siguruar për Daily Star imazhe të paekspozuara më parë ku shfaqen vendndodhjet e raketave të regjimit të cilat janë të shpërndara nëpër Iran.

Continue Reading

Stampa Email

Iran: Punëtorët në Arak, Shush zhvillojnë protesta & greva

Protest rally of Azarab employees in Arak, western Iran (file photo)
 

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 13 tetor 2019—Punonjës të fabrikës Azarab në qytetin Arak të Iranit perëndimor mbajtën një tubim në njërin prej shesheve të qytetit të dielën më 13 tetor, për të protestuar ndaj faktit që statusi i tyre i punësimit ka mbetur pezull dhe ndaj kushteve të këqija të jetesës. Këta punëtorë kanë shpallur një afat një javësh për zyrtarët e regjimit që ta finalizojnë statusin e aksionerit kryesor të fabrikës së tyre, i cili është banka shtetërore Keshavarzi (Bujqësi).

Continue Reading

Stampa Email

Mbështetësit e MEK përkujtojnë viktimat e masakrës së 1988-ës në shtete të ndryshme

Londër-Mbështetësit e MEK nderojnë viktimat e masakrës së 1988-ës përpara parlamentit britanik

Raportim nga PMOI/MEK

Europë, 13 tetor 2019—Në Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mbajtën ceremoni në Mbretërinë e Bashkuar e në Hollandë, dhe përkujtuan viktimat e një ekzekutimi masiv të të burgosurve iranianë.

Continue Reading

Stampa Email

Kushtet humanitare përkeqësohen në burgjet e Iranit

Kushtet e rënda të burgjeve në Iran

Iran, 12 tetor 2019—Raportet që vijnë nga brenda Iranit flasin për rritje të presionit kundër të burgosurve iranianë dhe për përkeqësim të kushteve humanitare e të të drejtave njerëzore brenda burgjeve të Iranit. Muajt e fundit, regjimi ka përdorur masa të ndryshme për të shkaktuar frikë në shoqëri dhe për t’i shkurajuar njerëzit nga pjesëmarrja në protestat që vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Iranit.

Continue Reading

Stampa Email

Regjimi i Iranit Renditet i Pari për Ekzekutimet per Kapita

Regjimi i Iranit mban rekordin famëkeq si ekzekutuesi i parë në botë per kapita. Ai renditet gjithashtu i pari për numrin më të madh të ekzekutimeve të të miturve në botë. Gratë janë gjithashtu viktima të dënimit me vdekje në Iran, ku të paktën nëntë gra janë ekzekutuar vetëm në periudhën që nga mesi i qershorit.

Continue Reading

Stampa Email

IRAN: Protesta e Punëtorëve të Azarab për të Tretën Ditë Rresht Pavarësisht Sulmeve Brutale nga Forcat Shtypëse.

 Znj. Rajavi: Represioni i Mullahëve Shkërmoqet Nën Vendosmërinë e Punëtorëve

Më 8 tetor 2019, për të tretën ditë rresht, vazhdoi protesta e punëtorëve të Azarab. Të dielën, më 6 tetor 2019, punëtorët e Kompanisë Azarab kishin organizuar një grumbullim në autostradën Teheran-Arak për të protestuar kundër shitjes së kompanisë dhe për të kërkuar rrogat e tyre të papaguara. Ata bllokuan sheshin kryesor në hyrje të qytetit.

Continue Reading

Stampa Email

Fletë Faktesh nga NCRI: Prani e Gjerë e Forcave Quds të IRGC-së së Regjimit Iranian në Irak nën Mbulim Diplomatik

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – 8 tetor 2019

Gjatë javës së shkuar, Iraku është djegur në flakët e protestave të një popullsie të pakënaqur me gjendjen e keqe të jetesës së popullit. Një nga slloganet kryesore në kryengritjen popullore mbarëkombëtare që nisi më 1 tetor ka qenë thirrja për dëbimin e regjimit të Iranit dhe agjentëve të tij nga Iraku dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjes së mullahëve në punët e këtij vendi.

Continue Reading

Stampa Email

IRAN: Forcat e Sigurisë Vrasin Protestuesin në Lordegan

Të shtunën më 5 tetor 2019, forcat shtypëse të regjimit iranian në Lordegan sulmuan banorët e këtij qyteti jugor, të cilët po protestonin kundër regjimit, dhe vranë njërin prej protestuesve, Saadatollah (Gharib) Mousavi. Z. Mousavi ishte banor i Bedelleh, një rrethinë e Lordeganit. Familja e tij dhe banorët do të zhvillojnë një ceremoni për varrimin e trupit të tij sot mbasdite në Lordegan.

Continue Reading

Stampa Email

Përditësim lidhur me Protestat në Lordegan: Regjimi Iranian Konfirmon Rolin Kyç të MEK-ut

Sipas lajmeve të fundit nga banorët e Lordeganit, regjimi iranian ka pozicionuar tanke në hyrje të qytetit, dhe agjentët e tij e patrullojnë vazhdimisht zonën. Regjimi ka frikë nga një kryengritje e mundshme, dhe zyrtarët kanë thënë se grupi kryesor i opozitës iraniane, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) qëndron prapa këtyre protestave.

Continue Reading

Stampa Email

IRAN: POPULLI I LORDEGAN PROTESTON KUNDËR DIKTATORËVE QË SUNDOJNË IRANIN

ZNJ. RAJAVI PËRSHËNDET PROTESTUESIT DHE I NXIT TË RINJTË QË T’I MBËSHTESIN ATA

Këtë mëngjes, të shtunën më 5 tetor 2019, mijëra banorë në Lordegan bënë demonstratë kundër regjimit të mullahëve në mbështetje të banorëve të fshatit Chenar Mahmoudi në provincën Chaharmahal-Bakhtiari. Të rinjtë e zemëruar i vunë zjarrin zyrës së përfaqësuesit të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Zyrës së Guvernatorit të Lordegan, si dhe disa qendrave të tjera të regjimit.

Continue Reading

Stampa Email

Dy të Burgosur në Grevë Urie për të Protestuar Kundër Vendimeve Mesjetare të Gjykatës së Mullahëve në Orumiyeh

Ebrahim Sadeqi Hamedani, 60 vjeç, dhe djali i tij 22 vjeç, Salar Sadeqi Hamedani, kanë nisur grevë urie në protestë ndaj trajtimit çnjerëzor dhe dënimeve mesjetare të dhëna nga regjimi i mullahëve kundër tyre që nga 25 shtatori 2019. Në deklaratën e tij më 23 prill 2019, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)e pati raportuar arrestimin e tyre.

Continue Reading

Stampa Email

Grupet e të Drejtave Nxisin OKB-në të Hetojë Masakrën ndaj Aktivistëve të MEK në 1988-ën

Grupet e të drejtave njerëzore i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të nisë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq ose MEK), masakër e kryer nga regjimi iranian.

Continue Reading

Stampa Email

IRAN: Të Rinjtë e Rebeluar u Vënë Zjarrin Simboleve dhe Qendrave Represive të Regjimit të Mullahëve në Qytete të Ndryshme

Në periudhën nga 29 shtatori deri më 2 tetor 2019, të rinjtë e rebeluar u kanë vënë zjarrin simboleve të regjimit të mullahëve dhe posterave të Khomeini-t e Khamenei-t në qytete të ndryshme të Iranit, si në Teheran, Ahvaz, Orumiyeh, Neyshabur, Amol, Sabzevar, Kuhdasht, Bandar-Abbas, Khoy dhe Mahshahr.

Continue Reading

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.