• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Tregu i Punës në Iran Nuk Jep Shenja Përmirësimi

Nga Shahriar Kia

Papunësia në Iran gjatë viteve të fundit ka qenë jashtëzakonisht e lartë.

Statistikat zyrtare të regjimit iranian (të cilat zakonisht nuk duhet të merren si të mirëqena pasi pothuajse gjithmonë e mbulojnë pak të vërtetën për të bërë që situatat të duken më pak serioze se ç’janë në të vërtetë) tregojnë se gjatë vitit të fundit kalendarik nga 21 marsi 2018 deri më 20 mars 2019 ka patur mbi 23 milion të papunësuar në vend).

Kjo shifër përfaqëson 12 përqind të popullsisë. Megjithatë, po të shohësh përqidnjen e pjesëmarrjes (totali i të gjithë njerëzve të punësuar pjesëtuar për totalin e popullsisë që është në moshë pune), shohim që shifra aktuale është 40.5 përqind.

Duhet të merren gjithashtu në konsideratë ndarjet e punësimit. Për shembull, sa njerëz punojnë me kohë të pjesshme? Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë që regjimi iranian nuk bën dallim midis atyre që punojnë 70 orë në javë dhe atyre që kanë kontrata me zero orë.

Megjithatë, duket se pasojat e sanksioneve të forta ekonomike të vëna nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë nisur ende të kenë një impakt të plotë në tregun e punës. Por kjo nuk do të zgjasë shumë dhe pritet që muajt në vijim të japin shenja të përkeqësimit të krizës.

Fuqia blerëse është në rënie e sipër dhe statistikat e inflacionit për marsin e këtij viti tregojnë se brenda vetëm 12 muajve, kostot mesatare për familje janë rritur me më shumë se 50 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Familjet rurale dhe ato më të varfrat kanë përjetuar një rritje edhe më të madhe.

Ata që dikur kanë qenë ekonomikisht jo-aktivë (shtëpiaket, studentët, etj.) janë detyruar të përpiqen të hyjnë në tregun e punës, por duke patur parasysh përqindjen e papunësisë, kjo ka qenë e pamundur për shumë vetë. Për më tepër, duke marrë në konsideratë rritjen e numrit të popullsisë, numri i të papunësuarve do të vazhdojë të rritet në të ardhmen e afërt.

Disa zona në vend po përballen me probleme më të mëdha se të tjerat. Gjatë periudhës së viteve 2018-2019, provinca me problemet më serioze të papunësisë ka qenë Kermanshah, me një shifër prej 18.7. Me një papunësi prej afërsisht 16 përqind, provincat Sistan e Baluchistan dhe Khuzestan zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Kriza e përmbytjeve të mëdha të kohëve të fundit e ka përkeqësuar gjithashtu situatën për shumë njerëz, duke shkatërruar bizneset dhe jetesën. Përmbytjet, apo më mirë të themi mungesa e një përgjigjeje të duhur nga ana e regjimit, ka krijuar tension të madh në mbarë vendin. Me përkeqësimin e krizës ekonomike, e cila është shkaktuar nga korrupsioni i regjimit klerikal dhe shpërdorimi i pasurisë së vendit për eksportimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit, shoqëria vërtet që ndodhet e kapur në fije të perit. Së shpejti do të zhvillohet pa dyshim një tjetër kryengritje madhore dhe do të jetë prova finale për regjimin iranian.

Populli e di që çdo shans për një të ardhme pozitive me liri, demokraci, të drejta njerëzore dhe mundësi, do të bëhet realitet vetëm me ndryshimin e regjimit.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.