Krizë Madhore Ekonomike në Iran

Published on .

Nga Shamsi Saadati

Për dekada të tëra, në Iran ka patur dy kriza kryesore. E para, që ka në shënjestër popullin iranian, është kriza e jetesës ku akti i thjeshtë i të mbijetuarit deri të nesërmen është i mbushur me telashe të panumërta, përfshirë koston e lartë të jetesës dhe represionin nga mullahët në pushtet. E dyta, që ka në shënjestër Regjimin Iranian, është kriza e ekzistencës, ku mullahët po përballen me një kundërsulm gjithnjë e më të fortë nga populli.

Rezistenca Iraniane ka thënë: “Të dyja këto kriza janë rezultat i një regjimi represiv që sakrifikon jetesën e popullit për vetë ekzistencën e tij. Pasoja e një politike të tillë është ekzekutimi i sistemit më shfrytëzues të ekonomisë ndaj popullit iranian, me rritje të përditshme çmimesh që mund t’ia thyejnë shpinën shoqërisë.”

Le të shohim cilat janë shkaqet e kostos së lartë të jetesës. Është e thjeshtë: Regjimi i vjedh ushqimet dhe të mirat e tjera bazë që prodhohen në Iran për t’i shitur jashtë vendit në mënyrë që të gjenerojë para për mullahët e skamur të cilët kanë falimentuar nga sanksionet amerikane. Këto para nuk përdoren kurrë për të ndihmuar popullin iranian por derdhen në ushtrinë e Iranit, duke përfshirë militantët e saj terroristë dhe forcat e brendshme represive. Kështu, iranianët detyrohen të paguajnë çmime gjithnjë e më të larta për të mirat bazë dhe bien viktimë e një shtypjeje gjithnjë e më të madhe.

Sa janë rritur çmimet?

Sipas një analize të disa mediave iraniane, çmimet e disa të mirave janë rritur me 450% që nga maji i shkuar, dhe disa prodhues të ushqimeve kanë vënë në dukje se çmimi i ingredientëve të veçantë rritet aq shpejt saqë e kanë të pamundur të llogarisin se sa duhet ta vënë çmimin e produktit përfundimtar, p.sh. një bukë. Për shkak të rritjes së kostove, elementët kryesorë në kuzhinën e çdp iraniani kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.

Qendra iraniane e Statistikave tregon se çmimi i salcës së domateve, një ingredient i zakonshëm i gatimit iranian, është rritur nga 58,000 rial për kilogram në 190,000 rial gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa çaji i importuar është rritur 100,000 rial vetëm për gjysëm kilogrami.

Këto janë disa nga rritjet e tjera drastike të çmimeve:

Për më tepër, Regjimi Iranian mohon çdo lloj presioni ekonomik, atëherë kur ashtu ia leverdis, dhe pretendon sikur situata është krejt në rregull. E gjitha kjo në një kohë kur punëtorët janë me fat nëse e marrin në kohë një rrogë fare të vogël pa iu vonuar për muaj të tërë.

Këto probleme shkaktohen nga mullahët dhe do të zgjidhen vetëm duke i rrëzuar mullahët nga pushteti.

Stampa