• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 07:42:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Rënie e Madhe në Biznesin Gjerman me Regjimin Iranian

Një grup gjerman biznesi thotë se tregtia e kompanive gjermane me Iranin ka rënë shumë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e rrisin trysninë ekonomike mbi Teheranin.

Volker Treier, kreu i tregtisë me jashtë në Shoqatën e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, tha për agjensinë e lajmeve dpa në komentet e tij të publikuara të dielën, se eksportet gjermane në Iran kanë rënë me 50 përqind nga viti në vit gjatë çerekut të parë, ndërsa eksportet iraniane në Gjermani kanë rënë rreth 42 përqind.

Treier tha se, nga 120 kompani gjermane që kanë qenë aktive në Iran, vetëm 60 janë ende në atë vend. Ai tha se "sanksionet amerikane ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike si një embargo e plotë pasi ndikohet sektori financiar."

Administrata Trump u tërhoq vitin e shkuar nga pakti bërthamor i 2015-ës mes Teheranit dhe fuqive botërore, dhe rivendosi sanksionet.

Vlen të përmendet se Shtetet e Bashkuara më 8 maj paralajmëruan bankat, investitorët dhe bizneset europiane që të mos punonin me të ashtu-quajturin mjet të qëllimit të veçantë me emrin INSTEX, një sistem i mbështetur nga Europa me qëllimin për të lehtësuar tregëtinë jo me dollarë me Iranin dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.