• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 22 Korrik 2019, 13:35:56.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Rënie e Madhe në Prodhimet e Iranit Sipas Raportit të Ri

 

Nga Mahmoud Hakamian

Në 2018-ën ka patur një rënie të madhe në prodhimin industrial të regjimit iranian, sipas një raporti të ri nga Ministria e Industrisë, Minierave, dhe Tregtisë (MIMT) e Republikës Islamike.

Në raportin 153-faqësh, të publikuar më 3 qershor, Ministria zbulon se prodhimi i mallrave të ndryshme industriale në Iran, duke përfshirë televizorë, frigoriferë, lavatriçe, kondicionerë, automjete, dhe produkte petrokimike e të aluminit, ka rënë në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin e mëparshëm Pa dyshim që kjo ka lidhje me sanksionet amerikane mbi Regjimin Iranian, të cilat hynë në fuqi në 2018-ën e në 2019-ën pasi SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor me Iranin.

Këto sanksione ia kanë bërë të vështirë regjimit iranian eksportimin e produkteve, riatdhesimin e fitimeve, madje edhe importimin e pjesëve të makinerive dhe lëndëve bazë të nevojshme për prodhim.

Raporti tregon se prodhimi i veturave – produkti kryesor i industrisë automobilistike në Iran- ka rënë me 38% nga viti 2017 në 2018-ën. Në 2018-ën, vetëm 884,000 vetura u prodhuan në Iran. Prodhimi i disa automjeteve të tjera, si traktorë e makina korrëse, ka rënë gjithashtu.

Ndërkohë, produktet petrokimike, të cilat përbëjnë 25% të eksporteve iraniane jo të naftës, patën një rënie prej 1.3%, me vëllimin e eksporteve të kufizuar në 52.8 milion ton. Është interesant fakti që pak vjet më parë, Regjimi Iranian u mburr me një plan për ta dyfishuar vëllimin e produkteve petrokimike të Iranit në vitin 2021; gjë që u rishfaq kohët e fundit me një afat të ri në vitin 2024.

Raporti thotë se regjimi iranian ka eksportuar $32.3 bilion në produkte industriale, përfshirë produkte bujqësore, petrokimike, gaz të lëngshëm dhe kondensate të gazit natyror, në 2018-ën. Ka mundësi që kjo shifër të bjerë edhe më poshtë në 2019-ën, falë skadimit të lehtësimeve të sanksioneve mbi naftën iraniane, të cilat ishin bërë për tetë shtete nëntorin e shkuar, si dhe falë sanksioneve të reja që u vunë këtë vit.

MIMT tha gjithashtu se mes viteve 2017 e 2018, eksportet iraniane të qilimave, kondensateve të gazit natyror, dhe mineraleve kanë rënë me 34%, 30%, dhe 34.5% përkatësisht.

Ndërsa Organizata Iraniane e Zhvillimit dhe Rindërtimit Industrial (IDRO) ka nxjerrë një raport rreth eksporteve iraniane të hekurit dhe aliazheve të tij gjatë vitit të fundit të kalendarit iranian (21 mars 2018 – 20 mars 2019). Në raport thuhet se regjimi iranian ka eksportuar pothuajse $700m bakër, si dhe mbi $840m xeheror hekuri, ndërsa aliazhet e tjera kanë arritur gati në $3.9 bilion.

IDRO thotë se metalet industriale përbëjnë afërsisht 14% të eksporteve jo të naftës të Iranit dhe rreth 10% e punëtorëve iranianë janë të përfshirë në industritë e metaleve, sipas një raporti nga parlamenti i Iranit.

Është ende e paqartë si do të ndikojnë sanksionet tek minatorët e Iranit, por nisur nga mënyra se si po ndikojnë sanksionet tek Irani në tërësi, ka mundësi që edhe kjo gjë të shkojë keq për regjimin dhe të nxisë më shumë njerëz për të marrë pjesë në demonstratat anti-regjim.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.