• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 20 Shtator 2019, 19:22:38.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Ekonomia e Iranit Gjendet në Rrezik më të Madh se Ç’Pritej më Parë

Nga Hamideh Taati

Ekonomia e Iranit është në një gjendje të tmerrshme dhe ekspertët e analistët besojnë se vendi do të përballet së shpejti me një rënie të tmerrshme. Kontributi më i madh për këtë është dhënë nga veprimi i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara lidhur me eksportete iraniane të naftës.

Vitin e shkuar, administrata Trump shpalli se priste që të gjitha vendet e tjera t’i reduktonin në zero importet e naftës iraniane nëntorin e shkuar. Në fillim pritej që nuk do të kishte përjashtime për këtë, por në fund, Departamenti amerikan i Shtetit u ofroi lehtësime importuesve më të mëdhenj të naftës iraniane.

Pastaj, më herët këtë vit, administrata Trump shpalli se këto lehtësime nuk do të rinovoheshin, që nënkuptonte se çdo vend që do të vazhdonte të blinte naftë nga Irani pas mbarimit të afatit të lehtësimeve në maj, do ta nënshtronte veten ndaj masave të Shteteve të Bashkuara. Dhe u bë e qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin marrë seriozisht këtë gjë.

Irani, si rezultat i sanksioneve të naftës, e ka humbur burimin më të madh të të ardhurave të tij. Ai mbështetej tek shitjet e naftës për të financuar lakenjtë e tij në rajon, veçanërisht Hezbollahun famëkeq libanez.

Ishte llogaritur më parë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i vendit do të binte këtë vit me 3.6 përqind. Tani, analistët besojnë se do të bjerë me 4.5 përqind.

Sanksionet amerikane të naftës janë pjesë e fushatës së presionit maksimal nga administrata Trump, fushatë e cila ka për qëllim t’i japë fund sjelljes agresive të Iranit në rajon e më gjerë.

Regjimi në Iran po mbështetet tek kreditë nga sistemi bankar për të paguar shpenzimet që nuk mbulohen më nga të ardhurat e tij. Kjo gjë është e paqëndrueshme në aspektin afat-gjatë dhe do ta rrisë inflacionin në aspektin afat-shkurtër. Disa analistë besojnë se vlera që Banka Botërore ka llogaritur për inflacionin (133 përqind) është tepër e përmbajtur dhe se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.

Populli i Iranit po vuan nën një sundim despotik që ia mohon lirinë në shumicën e fushave të jetës, por po i nënshtrohet gjithashtu një sforcimi të madh për shkak të krizës ekonomike. Njerëzit mezi i përballojnë nevojat më themelore dhe shumë prej tyre kanë humbur kursimet e një jete të tërë për shkak të korrupsionit të madh dhe hileve të IRGC-së.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.