Eksportet Gjermane në Iran Janë Përgjysmuar në Gjysmën e Parë të 2019-ës, Sipas të Dhënave të Reja

Published on .

Shkruar nga Mahmoud Hakamian 

Eksportet gjermane në Iran pothuajse janë përgjysmuar në gjashtë muajt e parë të 2019-ës, sipas të dhënave të shfaqura të hënën, gjë që tregon se kompanitë po i reduktojnë lidhjet e biznesit me Teheranin për t’iu shmangur telasheve me Shtetet e Bashkuara pas rivënies së sanksioneve nga Uashingtoni mbi regjimin iranian.

Shitjet ndaj Iranit kanë rënë me 48% duke shkuar në 678 milion euro ($758.8 milion) nga janari deri në qershor krahassuar me një vit më parë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, të shqyrtuara nga Reuters. Importet nga Irani kanë rënë me 43% duke shkuar në shifrën e përafërt prej 110 milion euro.

“Fakti që tregtia mes Iranit dhe Gjermanisë ka pësuar një shembje kaq masive nuk është ndonjë çudi e madhe, për fat të keq,” ka thënë shoqata e tregtisë BGA, sipas Reuters.

BGA vuri në dukje karakterin ekstra-territorial të sanksioneve të fundit amerikane, që do të thotë se kompanitë nga vendet e treta ndëshkohen gjithashtu nëse bëjnë biznes me Iranin.

“Kompanitë gjermane detyrohen të zgjedhin mes veprimtarive të tyre tregtare në Iran  dhe atyre në Shtetet e Bashkuara, kështu që është e qartë se cili treg preferohet,” tha BGA.

Presidenti amerikan Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara vitin e shkuar nga një pakt bërthamor mes regjimit iranian dhe fuqive të mëdha. Nën këtë pakt të 2015-ës, sanksionet ndërkombëtare kundër regjimit u zbutën me kusht që Teherani ta frenonte programin e tij bërthamor.

Vitin e shkuar, Gjermania eksportoi në Iran kryesisht makineri, produkte kimike si dhe makina e pjesë makinash.

 

Stampa