SH.B.A kritikon shkeljen e të drejtave të grave në Iran

Published on .

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ka kritikuar regjimin iranian mbi të drejtat e grave.
Ambasadorja Samantha Powers tha: "Në Iran, gratë janë të ndaluar ligjërisht nga mbajtja e disa posteve qeveritare, nuk ka ligje kundër dhunës në familje dhe tradhtia bashkëshortore është e dënueshme me gurë, kjo e bën Iranin tërësisht të papërshtatshme që Irani të marrë një rol udhëheqës për të drejtat dhe mirëqenien e grave në OKB-së."

Power shprehu "pakënaqësinë ekstreme" ndaj regjimit Iranian, e bashkuar me bordin e Grave të OKB-së, e krijuar në 2010 për të nxitur për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Në mars hetuesit për të drejtat në KB thanë se: Represioni i femrave iraniane dhe aktivistëve është përkeqësuar nën regjimin e Hassan Rouhani.
Gratë janë të privuar nga shumica e të drejtave dhe lirive publike, madje edhe për të parë ndeshjet në stadium si dhe të këndojnë.
Ato janë shkarkuar në mënyrë sistematike nga aktivitetet sociale.
Mullahët kanë ndërhyr në të gjitha aspektet e jetës së grave për ti shtypur ato edhe më tej.
Fundamentalistët i shohin gratë si kërcënimin e tyre më të rëndësishëm në shoqëri, sepse ato kërkojnë liri dhe barazi.

Kërkesat e grave dhe vendosmëria e tyre përbëjnë kërcënimin më të rrezikshëm për fundamentalistët.

Stampa