• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Këngëtarja Ndiqet Penalisht në Iran për Performancën Solo

Nga Mansoureh Galestan

Një këngëtare po ndiqet penalisht në Iran për performancën e saj solo gjatë një vizite turistike të fshatit Abyaneh.

Ali Isfahani, Prokuror i Isfahanit, e shpalli ndjekjen penale të saj të martën më 21 maj, duke shtuar, “Çështja paraprake lidhur me këtë incident është plotësuar në bazë të raportit të policisë së inteligjencës për sigurinë publike, dhe Prokurori i Natanz po merret me të.”

Këngëtarja e quajtur Neghar Moazam kishte shkuar në Abyaneh të premten më 17 maj, për një vizitë turistike. Një video e këndimit të saj solo në Abyaneh është postuar në mediat sociale.

Fereydoon Allahyari, drejtori i përgjithshëm i Trashëgimisë Kulturore të Provincës Isfahan, deklaroi në lidhje me këtë, “Guidat turistike janë të liçensuar dhe të udhëzuar për rregullat profesionale në mënyrë që të zbatohen standartet islamike. Ata mbajnë përgjegjësi për incidentet që ndodhin në këto vizita turistike.”

Udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Natanz, Ruhollah Amini, reagoi gjithashtu ndaj performancës solot Neghar. Ai tha, “E dënoj këtë veprim të turpshëm dhe e kam ndjekur këtë çështje përmes kanaleve përkatëse. Zyrtarët përgjegjës po e ndjekin aktualisht këtë incident… Agjensitë gjyqësore, Departamenti i Inteligjencës, dhe Forca e Sigurisë së Shtetit janë të detyruara të merren me incidente të tilla mungese respekti. Kreu i fshatit dhe zyrtarët e Abyaneh janë të detyruar ta parandalojnë këtë veprim të pacipë. Personi kryesor i përfshirë në të po ndiqet penalisht për momentin.” (Agjensia shtetërore e lajmeve Fararu – 21 maj 2019)

Në bazë të ligjeve mizogjiniste të regjimit iranian, grave u ndalohet të këndojnë, dhe këngëtaret femra çensurohen gjithmonë. Të gjitha këngëtaret femra janë detyruar të rrinë në shtëpi që në ditët e para të sundimit të regjimit klerikal.

Udhëheqësi suprem i mullahëve, Ali Khamenei, thotë se zëri i grave nuk duhet të ndezë kënaqësi në ata që e dëgjojnë dhe nuk duhet të jetë i lidhur me asnjë formë korruptimi. Gratë nuk lejohen të këndojnë nëse këndimi i tyre çon në korruptim e epsh.

Një version i këtij artikulli është shfaqur për herë të parë në uebsitin e Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.