• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 18 Korrik 2019, 17:58:09.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Rëndimi i Masave Represive Kundër Grave

Regjimi çnjerëzor i mullahëve, nga frika e përhapjes së kryengritjeve e protestave popullore dhe rolit në rritje të grave në këto protesta, ka marrë masa të mëtejshme represive kundër grave fisnike, duke përdorur pretekste të shpikura nga mullahët, si për shembull keq-mbulimi.

Mohammad Abdullah Poor, kryetar i IRGC-së në Guilan, shpalli një veprim të ri represiv në formimin e "2000 Grupeve të Kujtesës Verbale dhe Praktike" në provincë. Ai tha, "Çështja e pastërtisë dhe mbulimit nuk është një çështje e rëndomtë, por një çështje politike dhe sigurie për vendin." (Agjensia e Lajmeve Tasnim e Forcave Quds). Këto deklarata ekspozojnë qartë frikën e liderëve të regjimit nga roli i grave në protestat popullore.

Nga ana tjetër, Mohammad Reza Eshaghi, komandant i policisë shtypëse në Guilan, raportoi gjithashtu se "janë trajtuar 28,328 gra" të akuzuara për keq-mbulim gjatë këtij viti në provincë, dhe tha: "2,321 prej tyre janë udhëhequr drejt sigurisë morale ... dhe për 64 prej tyre, janë ngritur çështje gjyqësore,".

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i bën thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe gjithë mbrojtësve të të drejtave të grave që t’i dënojnë politikat represive të regjimit klerikal dhe t’i mbështesin gratë iraniane që luftojnë për liri e barazi.

Komiteti i Grave – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
7 Qershor 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.