• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 13:11:02.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Rrit Presionin mbi Gratë që Kundërshtojnë Hixhabin e Detyruar

 

Nga Hamideh Taati

Forcat e Sigurisë së Shtetit të regjimit iranian e kanë rritur presionin mbi gratë duke i shtrënguar rregullat lidhur me mbulimin e detyruar.

Ayyoub Soleimani, komandanti në detyrë i Forcave të Sigurisë së Shtetit, ka thënë sërish se çdo grua që heq hixhabin, qoftë për të protestuar kundër këtij ligji seksist apo për çfarëdo arsye tjetër, kryen një krim të hapur dhe do të merret nga policia.

Më pas ai bëri një krahasim qesharak mes hixhabit dhe rripit të sigurimit, pasi një reporter e pyeti pse dënohen shoferët e taksive kur pasagjeret e heqin shaminë gjatë udhëtimit.

Soleimani tha: “Përgjegjësia ligjore e çdo makine qëndron tek pronari. Ashtu si në rastin kur pasagjeri nuk e vë rripin e sigurimit, gjë për të cilën pronari i makinës duhet të përgjigjet para ligjit, shoferët duhet ta kenë vëmendjen dhe të jenë të përkushtuar ndaj përgjegjësisë së tyre ligjore. Ata nuk duhet t’i lejojnë pasagjeret e tyre ta shkelin ligjin duke hequr shaminë. Të gjitha agjensitë duhet ta theksojnë tëk rregullat e veta mbajtjen e shamisë dhe zbatimin e parimeve islamike.”

Sigurisht, pyetja është pse duhet të dënohet dikush për veshjen e një gruaje, por përgjigjja është se këtu ka misogjini; shkurt fjala.

Kjo çështje rreth shoferëve të taksive dhe mbulimit vjen nga një incident më 10 qershor, kur një shofer i kompanisë SNAP i dha paralajmërim një pasagjereje që sipas tij ishte e pambuluar si duhet. (Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra që nga heqja e plotë e shamisë deri tek një zbulim i vogël i flokëve.) Më pas ai e zbriti gruan përpara destinacionit të saj në një vend ku nuk kishte akses në mjete të tjera transportimi, duke e lënë kështu që të ecte më këmbë për në shtëpi. Gruaja shkroi në Tëitter rreth keqtrajtimit të saj dhe historia tërhoqi shumë vëmendje.

Forcat e Sigurisë së Shtetit marrin masa të ashpra kundër njerëzve në mbarë Iranin për atë që e konsiderojnë si sjellje imorale. Më 8 qershor, u raportua nga agjensia shtetërore e lajmeve ROKNA se një grup burrash e grash ishin arrestuar në Mazandaran për faktin se mbanin veshur kostume plazhi ndërkohë që lundronin me varka.

Ndërsa në Kermanshah, Forcat e Sigurisë së Shtetit raportuan arrestimin e 611 njerëzve, duke përfshirë 64 gra, gjatë muajit të Ramazanit për ngrënie në publik dhe gjëra të tjera që shkojnë kundër vlerave të regjimit.

Mohammad Reza Amou’ii, përfaqësuesi social i Komandës së Forcave të Sigurisë së Shtetit në provincën Kermanshah, ka thënë se mbi 4,000 njerëz janë paralajmëruar për ngrënie në publik dhe se dyqanet e ushqimeve dhe restorantet që kanë shkelur rregullat e regjimit janë mbyllur.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.