• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 12 Nentor 2019, 21:51:49.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi i Shtyp më Tej Gratë në Iran

Raportet e fundit nga Irani tregojnë se një numër aktivistesh iraniane femra po mbahen në burg në kushte të tmerrshme. Ato kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtave njerëzore – për vete dhe për të gjithë.

Gjatë protestave të Ditës së Punëtorëve në fillim të muajit të shkuar, një numër aktivistesh femra u arrestuan përpara ndërtesës së parlamentit iranian. Tre prej tyre janë identifikuar si Neda Naji, Marzieh Amiri dhe Atefeh Rangriz. Ato janë keqtrajtuar dhe torturuar nga zyrtarët e sigurisë.

Urdhërat që i lejojnë agjentët t’i mbajnë Naji-n dhe  Amiri-n në burg janë zgjatur për edhe një muaj. Amiri ka qenë në burgun famëkeq Evin në Teheran ku mbahet në godinën e përgjithshme. Naji tani gjendet në izolim pas disa seancave të rënda e brutale të marrjes në pyetje.

Urdhri i burgosjes së Rangriz-it është konvertuar tani në lirim me kusht, e megjithatë zyrtarët e burgut nuk e lejojnë të lirohet, duke pretenduar se është bërë një akuzë e re kundër saj. Pas marrjeve në pyetje, e kanë kthyer prapë në burgun e grave Shahr-e Ray në Varamin.

Në burgun Evin ndodhen aktualisht një numër i madh aktivistësh, përfshirë shumë femra. Ky burg njihet mirë për abuzimet e të drejtave të njeriut që kryehen në të, veçanërisht kundër disidentëve politikë. Anëtarë të minoriteteve etnike dhe fetare kanë kaluar kohë gjithashtu në këtë burg, po ashtu edhe të huaj që janë arrestuar në vend.

Kushtet janë të tmerrshme për sa i përket pastërtisë dhe sigurisë. Shumë njerëz jetojnë bashkë në hapësira që nuk kanë madhësi të mjaftueshme dhe ventilimi është i kufizuar. Shumë njerëzve u mohohet mjekimi i nevojshëm. Megjithatë, keqtrajtimi i të burgosurve nëpër burgjet e vendit nuk është gjë e rrallë.

Një anëtare e bordit të redaktorëve të revistës GAM, Sanaz Allahyari, ka qenë në këtë burg për pesë muaj. Ajo është e sëmurë por po i mohohhet kujdesi mjekësor. Deri tani, ajo ka humbur rreth 10 kile dhe është e dobët e dridhet. Gjendja e saj po përkeqësohet dita ditës. Allahyari u arrestua në shtëpinë e të atit në qytet para se të dërgohej në një vend të panjohur. Zyrtarët e burgut i kanë shpërfillur kërkesat e familjes së saj për ta dërguar në një spital për trajtim.

Gjatë dekadave të fundit nën sundimin klerikal, trajtimi i grave ka qenë shumë i padrejtë. Barazia e grave në Iran renditet pothuajse në fund të indeksit të Bankës Botërore. 
Megjithatë, kjo është një gjë për të cilën populli i Iranit – të pasur e të varfër, burra e gra, fëmijë, studentë e të moshuar – është i gjithi në dijeni, dhe një gjë që populli dëshiron ta ndryshojë.

Gratë paguhen shumë më pak se burrat dhe shënjestrohen në mënyrë të veçantë nga regjimi iranian. Një arsye për këtë është se regjimi e njeh shumë mirë forcën e grave në vend, sidomos kur flitet për lëvizjen opozitare që po udhëhiqet nga gratë.

Opozita e vlerëson pozicionin e grave në shoqëri dhe kontributin e tyre. Barazia qëndron lart në listën e prioriteteve të saj.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.