• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Martesa e Detyruar: Shkak Madhor i Vetëvrasjeve Mes Grave të Reja Iraniane

 

Martesa e detyruar është një nga arsyet kryesore të shtimit të vetëvrasjeve mes grave të reja në Iran, sipas disa raporteve që kanë dalë muajin e fundit.

Raportet thonë se gratë e reja që detyrohen të martohen shohin një mungesë të madhe mbështetjeje ligjore dhe, si rezultat, e ndiejnë se e vetmja rrugëzgjidhje është vdekja. Këtu do të diskutojmë disa prej këtyre historive tragjike.

Më 15 qershor, Kimia Sheikhani, 19 vjeç, vari veten pasi ishte kthyer në shtëpinë e të atit si rezultat i një zënieje me të shoqin. Ky rast është shumë i ngjashëm me atë të Golpari Amiri, e cila vari veten më 31 maj. Vendi i vdekjes së saj nuk është specifikuar në raport.

Gjithashtu më 31 maj, në fshatin Pasveh në Piranshahr, Sara Esmaili, 17 vjeç, vrau veten që të shpëtonte nga martesa e detyruar me një të afërm.

Janë raportuar dy raste vetëvrasjesh nga gra të reja në Oshnavieh më 15 qershor; një grua e paidentifikuar në fshatin Fajrabad dhe një 20-vjeçare e martuar që nuk i është dhënë emri në fshatin Gorgavi. Për asnjërin rast nuk është shpallur mënyra e vetëvrasjes.

Hapet e orizit

Më 5 qershor, 19-vjeçarja Souma Khedri, e cila banonte në fshatin Kiyouleh në Baneh të Iranit perëndimor, vrau veten duke gëlltitur hape orizi për shkak se familja e saj po e detyronte të martohej me një të afrërm kundër vullnetit të saj. Familja e Khedri-t refuzoi ta dorëzonte trupin e saj tek mjeku ligjor. Besohet se kjo është bërë në mënyrë që vdekja e saj të mos shpallej si vetëvrasje.

Hapet e orizit janë një metodë vetëvrasjeje që përdoret shpesh në Iran. Gjatë javëve të fundit, të paktën katër gra të reja kanë vdekur nga gëlltitja e tyre, duke përfshirë:

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka përpiluar një ploan me 10 pika për të drejtat e grave në Iran pasi të rrëzohet regjimi klerikal. Këto pika përfshijnë:

  1. Liritë dhe të drejtat themelore
  2. Barazi para ligjit
  3. Liria e gjithkujt për të zgjedhur veshjen e vet
  4. Pjesëmarrje e barabartë në udhëheqjen politike
  5. Barazi në sferën ekonomike
  6. Barazi në familje
  7. Ndalimi i dhunës
  8. Ndalimi i shfrytëzimit seksual
  9. Anullimi i ligjeve Sharia të mullahëve
  10. Përfitimet sociale

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.