• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Raport i Ri Mbi të Drejtat e Grave në Iran

Komiteti i Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka publikuar një raport të ri mbi të drejtat e grave në Iran, duke hedhur një vështrim të veçantë mbi shkeljet e këtyre të drejtave nga regjimi klerikal dhe mbi aktivistet e guximshme që luftojnë për këto të drejta.

Raporti, i titulluar “Një Vështrim mbi të Drejtat e Grave në Iran nën Sundimin e Mullahëve”, u publikua më herët këtë muaj dhe shqyrton të drejtat e grave në të gjithë sektorët në Iran.

Komiteti i Grave thotë se niveli i lirisë në çdo shoqëri mund të matet shumë mirë duke parë situatën e grave, dhe shpjegon se shtypja fillestare e të drejtave të grave nga themeluesi i regjimit Ruhollah Khomeini ishte një “prelud i shtypjes absolute të të drejtave dhe lirive të gjithsecilit në Iran”.

Ky diskriminim kundër grave nisi në Kushtetutën e mullahëve dhe e gjeti shumë shpejt rrugën drejt të gjitha kodeve penale dhe civile, që do të thotë se gratë janë “diskriminuar sistematikisht” dhe të drejtat e tyre janë mohuar.

Ky diskriminim vetëm sa u rrit edhe më shumë pas vdekjes së Khomeini-t sepse mullahëve u duhej ta shtypnin popullsinë, e cila po zemërohej çdo ditë e më shumë dhe dukej e gatshme për ta përmbysur Regjimin. Diskriminimi u bë guri i themelit i sundimit të mullahëve.  Fushat kryesore të diskriminimit janë: Punësimi, Mbulimi i Detyruar.

Regjimi i Iranit i detyron gratë të veshin Chador-in, një mbulesë e zezë nga koka te këmbët, pavarësisht faktit se 70% e grave iraniane nuk besojnë në këtë gjë, sipas një raporti të korrikut 2018 nga Qendra Kërkimore e Majlis (Parlamentit) të regjimit.

Shumica e grave iraniane e zbatojnë këtë rregull vetëm sepse kanë frikë nga ndëshkimi. Kodi i Ndëshkimit i vitit 1983 deklaron se gratë që dalin në publik pa mbulesën fetare mund të ndëshkohen me 74 godite me kamxhik.

Komiteti i Grave shkruan: “Edhe pse situata në Iran është jashtëzakonisht shtypëse për gratë dhe ato e kanë mbajtur barrën e represionit për 40 vite, ato nuk nënshtrohen, ndryshe nga pritshmëritë e regjimit. Diskriminimi gjinor, segregacioni gjinor, dhe kufizimet e shumta i kanë bërë gratë iraniane jo vetëm rebele por edhe të pamposhtura. Dhe ato kanë kohë që luftojnë në çdo fushë për t’ia hapur rrugën vetes pavarësisht pengesave e kufizimeve të panumërta.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.