• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

70 Çikliste Femra Arrestohen në Iran

 Shtatëdhjetë çikliste femra janë arrestuar në Sheshin Vali-Asr të Teheranit për shkak se kishin shkelur ligjet e regjimit për mbulimin e detyruar, sipas zëdhënësit gjyqësor Gholam Hossein Ismaeli të martën.

Ai nuk tha gjë në lidhje me kohën e arrestimeve, por vetëm se gratë kishin shkelur rregullat e “pastërtisë dhe hixhabit”.

Më përpara, Massoumeh Ebtekar, një përfaqësuese në ministrinë e familjes dhe çështjeve të grave, kishte thënë se nuk ka “asnjë rregull në Iran që t’ua ndalojë grave të ngasin biçikletën”. Me sa duket, ajo nënkuptonte se gratë do të duhej të zbatonin kodin e detyrueshëm të veshjes – një mbulesë e zezë nga koka te këmbët e quajtur “chador” –ndërkohë që ngasin biçikletën, gjë që do të ishte e pamundur.

Vlen të përmendet fakti që 70% e grave iraniane nuk besojnë tek mbulimi i detyruar, sipas një kërkimi të bërë korrikun e shkuar nga Zyra e Studimeve Kulturore e Qendrës Kërkimore të parlamentit të mullahëve. Nisur nga natyra represive e regjimit, ka mundësi që kjo shifër të jetë më e vogël sesa përqindja e vërtetë.

Regjimi iranian kohët e fundit e ka shtuar presionin ndaj grave në shumë mënyra nën pretekstin e mbulimit të papërshtatshëm.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.