• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 07:42:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Shpëtoni Jetën e të Burgosurave Politike Gra në Burgun Qarchak

Komiteti i Grave i NCRI-së bën thirrje për dërgimin e një delegacioni ndërkombëtar për të shqyrtuar burgjet iraniane dhe për të vizituar të burgosurit politikë

Komiteti i Grave në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon fuqishëm rrahjen brutale të katër të burgosurave politike në burgun Qarchak në Varamin.

Komiteti i Grave i NCRI-së tërheq vëmendjen e organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat njerëzore dhe të drejtat e grave tek kushtet ekstreme të të burgosurve politikë, veçanërisht të grave, dhe bën thirrje për aksion urgjent për të siguruar lirimin e tyre.

Të hënën më 29 korrik 2019, katër të burgosura politike që mbahen në burgun famëkeq Qarchak në Varamin u rrahën brutalisht nga kriminelë të rëndomtë të nxitur nga autoritetet dhe zyrtarët e burgut. Njëra nga viktimat raportohet se ishte në gjendje kritike.

Raportet e mëparshme më 6 korrik dhe 18 korrik kanë përmendur gjithashtu rrahjen e të burgosurve politikë në këtë burg nga kriminelë të rrezikshëm.

Rrahja e të burgosurve politikë nga kriminelë të rëndomtë të nxitur nga autoritetet dhe rojat e burgut, është shndërruar në një mjet që përdoret shpesh nga regjimi fashist fetar për t’u bërë presion të burgosurve politikë. Më 10 qershor 2019, i burgosuri politik Alireza Shir-Mohammad-Ali, 21 vjeç, u vra nga kriminelë të rëndomtë në Qendrën e Paraburgimit të Teheranit të Madh, që njihet ndryshe si Fashafouyeh.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u ka bërë thirrje vazhdimisht organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të dërgojnë një delegacion investigativ ndërkombëtar për të hetuar burgjet iraniane dhe për të vizituar të burgosurit politikë.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 gusht 2019

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.