• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Komunitetet Anglo-Iraniane Festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Londër

Duke theksuar rolin vendimtar të grave në protestat e Iranit, ata i bëjnë thirrje Qeverisë së Britanisë që të mbështesë aspiratat demokratike të popullit iranian të udhëhequr nga Rezistenca Iraniane

Anëtarë të Komuniteteve anglo-iraniane dhe mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit organizuan një tubim jashtë Downing Street Numër 10 në Londër më 9 mars 2019, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Qindra njerëz morën pjesë në tubim në mbështetje të grave guximtare të Iranit të cilat qëndrojnë në radhët e para të protestave e grevave të vazhdueshme popullore kundër regjimit në mbarë vendin.

Vetëm në shkurt, janë raportuar mbi 248 protesta në 71 qytete të Iranit, gjë që përbën një mesatare prej nëntë protestash në ditë. Mësuesit, duke përfshirë shumë gra, morën pjesë në 13 tubime në shkurt dhe në një grevë mbarëkombëtare në të paktën 31 qytete në mars.

Regjimi është përgjigjur duke e etiketuar mbrojtjen e të drejtave të grave si një krim dhe i konsideron aktivistët e të drejtave të grave si “Armiq të Shtetit”. 87 gra janë ekzekutuar që kur i ashtu-quajturi “i moderuar” Rouhani mori presidencën në Iran.

Në dhjetor 2018, Komiteti i Grave të NCRI-së bëri të ditur se, “Vetëm vitin e shkuar, afërsisht një mijë gra janë arrestuar e mbajtur nëpër burgje për përfshirjen e tyre në protesta anti-qeveritare”. Shumë prej tyre janë arrestuar thjesht sepse kanë protestuar kundër mbulimit të detyrueshëm në publik.

Në një sulm tjetër ndaj të drejtave njerëzore në vend, Udhëheqësi Suprem i Iranit Khamenei caktoi Ebrahim Raisi-n, si kryetar të Drejtësisë së Regjimit. Raisi është një nga zyrtarët e regjimit që kanë qenë përgjegjës për masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në 1988-ën, duke përfshirë gra shtatzëna dhe vajza edhe 15 vjeçe.

Përfaqësuesit e Shoqatave të ndryshme anglo-iraniane morën fjalën në tubim dhe theksuan rolin e rëndësishëm që kanë luajtur gratë në lëvizjen e Iranit për liri për më shumë se 100 vjet.

Folësit dënuan shtypjen dhe diskriminimin sistematik të regjimit kundër grave në Iran, gjë që i ka ulur gratë e vajzat në rangun e qytetarëve të dorës së dytë. Ata argumentuan se, ndryshe nga regjimi, koalicioni i organizuar i opozitës iraniane, NCRI dhe anëtarja e tij kryesore PMOI, e njohin dhe e përqafojnë lidershipin e grave në të gjitha nivelet, duke u ofruar grave një platformë për të udhëhequr përpjekjen kundër regjimit teokratik.

Ata theksuan se kjo platformë dhe guximi i grave iraniane i kanë kthyer ato në forcën e vërtetë për ndryshim demokratik në Iran. Përfaqësuesit anglo-iranianë, mbështetës të rezistencës iraniane, i bënë thirrje qeverisë britanike që ta njohë të drejtën e popullit të Iranit dhe Rezistencës së tij legjitime, NCRI, për të përmbysur regjimin teokratik dhe për të themeluar një republikë të lirë, demokratike dhe laike.

“Bashkohem me ju në dënimin ndaj emërimit të Raisi-t dhe në nxitjen e qeverisë britanike për të marrë drejtimin dhe për të punuar me aleatët në OKB për t’u kërkuar organeve përkatëse të OKB-së që të urdhërojnë nisjen e një hetimi dhe t’i sjellin para drejtësisë zyrtarët e regjimit si Raisi për krime kundër njerëzimit,” tha Malcolm Fowler, Avokat i Lartë dhe ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave Njerëzore në Shoqatën e Ligjit të Anglisë dhe Uellsit.

Thirrja e pjesëmarrësve jehoi një ‘Early Day Motion’ (Mocion të Hershëm) nga shtatori 2016, i mbështetur nga 80 parlamentarë britanikë nga disa parti, i cili i bëri thirrje qeverisë britanike të vepronte për të ndjekur penalisht autorët e masakrës së vitit 1988 në Iran.

Folësit i bënë gjithashtu thirrje qeverisë britanike që t’i etiketojë në tërësi si organizata terroriste Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Ministrinë e Inteligjencës të regjimit (MOIS) pasi ato janë forcat kryesore represive prapa intensifikimit të shtypjes ndaj popullit dhe shtimit të komploteve terroriste dhe spiunazhit kundër disidentëve e aktivistëve iranianë dhe NCRI-së, jashtë Iranit.

“E mbështes kauzën e të drejtave njerëzore dhe demokracisë në Iran. Situata e tmerrshme e grave në Iran është shkaku pse na duhen reformat dhe ndryshimi. Kështu që unë jam këtu për të mbështetur kërkesat tuaja të drejta për drejtësi, demokraci dhe liri”, tha Rt Hon. Theresa Villiers, deputete konservatore për Chipping Barnet dhe ish Sekretare e Shtetit për Irlandën e Veriut.

“Jemi sot këtu me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për të nderuar gratë e forta, të përkushtuara e të guximshme të Iranit. U drejtohem grave trime të Iranit, të cilave u duhet të durojnë sulmimin nga garda revolucionare: ne ju mbështesim dhe qëndrojmë përkrah jush në luftën për të drejtat njerëzore, barazi dhe drejtësi. Ju përshëndesim. Jemi me ju”, tha Dr. Jocelynne Scutt, ish-gjykatëse, juriste  dhe profesoreshë në universitetin Buckingham.

“I mbështesim fuqimisht protestat e shumë sektorëve të shoqërisë iraniane. Jam krenar që TUC i ka mbështetur kërkesat e punëtorëve iranianë. Jam këtu për t’i mbështetur plotësisht aspiratat demokratike të popullit iranian, veçanërisht të grave, të udhëhequra nga NCRI dhe presidentja e saj e zgjedhur Maraym Rajavi”, tha Roger Lyons, ish-President i TUC.

Zyra në Mbretërinë e Bashkuar e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 Mars 2019

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.