• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

"Skllavëri e Re": Puna e Grave në Iran

Nga një Shkrimtar i Stafit

Punëtoret femra në Iran rraskapiten pa gëzuar as të drejtat bazë në kushte të përshkruara si “skllavëri e re”, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që festohet çdo vit më 1 maj, është një rast për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, por këto nuk ekzistojnë për punëtoret femra (apo edhe meshkuj) në Iran. Shumë punëtorë kanë muaj apo edhe më shumë se një vit që punojnë pa u paguar. Në dëshpërim, këta të mjerë u janë drejtuar kredive me interes të lartë, shitjes së organeve të tyre, madje edhe i kanë vënë zjarrin vetes për t’i shpëtuar varfërisë.

Situata është edhe më e keqe për punëtoret femra pasi gratë “diskriminohen sistematikisht në ligj, në punësim dhe në tregun e punës, dhe në çdo fushë tjetër të jetës”. Kjo e bën edhe më të vështirë për punëtoret femra që të kërkojnë të drejtat e tyre dhe drejtësi në punësim.

Problemet kryesore

Problemet kryesore të punëtoreve femra në Iran përfshijnë:

  • rrogat e vogla: gratë shpesh rraskapiten nëpër fabrika për 10 deri në 12 orë, për të fituar vetëm një dollar në ditë, që është një e treta poshtë pagës minimale dhe shtatë herë më pak se kufiri i varfërisë. Ato që nuk kanë një punëdhënës specifik zhvaten nga ndërmjetësuesit që që shesin produktet e tyre.
  • punët inferiore: Ligji iranian u jep burrave përparësi në punësim, kështu që gratë shpesh arrijnë të bëjnë vetëm punë të pamonitoruara e jozyrtare në ëorkshop-e. Gratë e dëshpëruara për të fituar para për mbajtjen e familjeve të tyre detyrohen të bëjnë çfarëdo pune që të munden.
  • mungesa e sigurimit: 80% e personave të pasiguruar në Iran janë gra pasi ato kanë më shumë mundësi të jenë në punë të paqëndrueshme ku punëdhënësit nuk paguajnë benefite apo sigurim.
  • mungesa e sigurisë së punës: gratë janë të parat që hiqen nga puna në rastet e krizave ekonomike sepse punëdhënësit besojnë se ato janë më pak produktive për shkak të martesës dhe shtatzënisë (së mundshme). Dy të tretat e të papunësuarve në Iran janë gra.

Ahmad Amirabadi Farahani, anëtar i bordit kryesues të parlamentit të mullahëve, ka thënë: “Shtypja e grave në disa njësi prodhimi për sa i përket pagesës së rrogave dhe orëve të gjata të punës është një skllavëri e re.”

Fatemeh Pourno, Sekretarja e Unionit të Punëtoreve Gra në Qazvin, tha: “Punëtoret femra punojnë me të njëjtin ritëm si burrat në njësitë e prodhimit, por nuk marrin rroga të barabarta. Ato nuk kanë dijeni për të drejtat e tyre ligjore. Kështu që as nuk e marrin vesh nëse sigurimet e tyre janë konsideruar në pagesë. Por ato nuk bëjnë kallëzime lidhur me këtë pasi kanë frikë se mos pushohen nga puna.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.