• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi i Iranit ua Ndalon Grave të Ngasin Biçikleta në Isfahan

 

Nga një Shkrimtar i Stafit

Prokurori i regjimit në Isfahan ua ka ndaluar grave të ngasin biçikleta në publik duke e emërtuar këtë gjë si "një akt i ndaluar" i cili do të dënohet bazuar në "Kodin Penal Islamik."

Agjensia zyrtare e lajmeve e regjimit iranian IRNA citon Prokurorin Ali Esfahani duke thënë: "Nisur nga dëshmia e dijetarëve myslimanë, dhe bazuar në ligj, të ecurit me biçikletë nga gratë në publik është haram (e ndaluar)."

Prokurori tha se policia është urdhëruar t’i paralajmërojë gratë kundër ecjes me biçikletë në Isfahan, dhe nëse ato këmbëngulin që t’i japin biçikletës, policia mund t’ua konfiskojë ID-në, dhe në disa raste edhe biçikletën, duke shtuar se "përsëritja e një akti 'haram', do ta bëjë shkelësin t’i nënshtrohet ndëshkimit islamik."

Ai tha se Bashkia e Isfahanit është këshilluar që të projektojë një "biçikletë të veçantë të mbuluar për gra," por nuk e shtjelloi se ç’pamje do të kishte ajo.

Qindra studentë të Universitetit të Teheranit zhvilluan një protestë të madhe më 13 maj kundër përpjekjeve të reja për t’ua imponuar studenteve femra rregullat e rrepta të mbulimit të detyrueshëm.

planin e saj me 10 pika për të drejtat e grave në një Iran të lirë të së ardhmes, udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka shpallur: “Gratë janë të lira ta zgjedhin vetë veshjen e tyre. Ligji i mbulimit të detyruar do të shfuqizohet. Ligjet që parashikojnë ndëshkime administrative për punëtoret apo punonjëset femra që nuk mbulohen do të shfuqizohen. Ligjet e shkruara apo të pashkruara për kontrollimin e veshjes apo sjelljes së grave nën rubrikën e ‘keq-mbulimit,’ të cilat ua kanë shkelur grave iraniane të drejtën për liri dhe siguri, nuk do të kenë vend në Iranin e së nesërmes.”

Bazuar pjesërisht në raporte lajmesh

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.