• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Rrit Shtypjen ndaj Lirisë së Grave

Shkruar nga Hamideh Taati 

Regjimi iranian e ka rritur shtypjen mbi liritë civile gjatë muajve të fundit, duke marrë në shënjestër specifikisht gratë, por tani shtypja do të bëhet edhe më intensive pasi regjimi ka shpallur mënyra të reja për të ndëshkuar sjelljet që ai beson se janë “të pamoralshme” dhe “të pahijshme”.

Shefi i Policisë së regjimit iranian Hossein Ashtari shpalli më 18 korrik planin “Vëzhguesi Një”, plan i cili merr në shënjestër gratë që refuzojnë ta mbulojnë kokën në makinat e tyre, dhe tha se 150,000 gra janë paraqitur në polici për t’u zotuar për mos-përsëritjen e “krimit” të tyre pas marrjes së një mesazhi në celular. Ai u mburr se ekzistojnë 32 organizata të regjimit të cilave u është ngarkuar kryerja e shtypjes shoqërore.

Uebsitet shtetërore kanë raportuar se divizionet e patrullave të moralit janë mobilizuar në provincën Khorasan Razavi të Iranit veri-lindor, për ta rritur shtypjen ndaj grave.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.