Tuesday, December 7, 2021

Parlamenti i Portugalisë Dënon Shtypjen Brutale nga Regjimi Iranian ndaj Protestave të Iranit

Shumica e parlamentarëve në Portugali kanë dënuar shtypjen brutale nga regjimi iranian ndaj protestave të Iranit- 29 nëntor 2019

Ligjvënësit e Portugalisë votuan më 29 nëntor për ta dënuar regjimin iranian lidhur me shtypjen vrastare ndaj protestave të Iranit.

U miratua një rezolutë me mbështetjen e 210 nga 230 ligjvënësit portugezë. Pati dy abstenime dhe 18 vota kundër. Cecília Meireles, parlamentare portugeze nga CDS – Partia e Popullit, e inicioi dhe e prezantoi rezolutën në Parlament.

Luís Leite Ramos, parlamentar portugez nga Partia Social-Demokrate, tha se kjo rezolutë është një deklaratë zyrtare në emër të Parlamentit të Portugalisë, e cila dënon vrasjen e protestuesve paqësorë të Iranit.

Znj. Meireles dhe z. Leite Ramos kanë kryesuar një delegacion parlamentar prej pesë anëtarësh nga Portugalia në Ashraf 3 në Shqipëri, ku banojnë anëtarët e grupit kryesor opozitar iranian, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur ndryshe si Mujahedin-e-Khalq (MEK), në korrik 2019.  

Klikoni këtu për të tekstin në PDF të rezolutës në faqen e internetit të Parlamentit Portugez.

Më poshtë vijon teksti i plotë i versionit në anglisht (përkthyer në shqip), si dhe rezoluta origjinale. 

Votë për Dënim dhe Keqardhje Nr. 62 / XIV  

Lidhur me Vdekjet në demonstratat e iranit  

Popullsia iraniane nisi, më 15 nëntor, një valë demonstratash e protestash. Protestat kundër rritjes me 50% të çmimit të lëndëve djegëse filluan në kryeqytet dhe u përhapën në disa qytete të tjera të Iranit.  

Sipas organizatave ndërkombëtare si Amnesty International, të paktën 106 njerëz janë vrarë në përplasjet me forcat e sigurisë, megjithatë, në deklaratë thuhet se “Organizata beson se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë, me disa raporte që thonë se mund të jenë vrarë deri në 200 vetë.” Deklarata vë në dukje gjithashtu se ngjarjet e fundit “zbulojnë një vazhdimësi tepër shqetësuese vrasjesh të paligjshme nga forcat iraniane të sigurisë, të cilat kanë përdorur forcë të tepruar e letale për të shtypur protesta kryesisht paqësore.” 

Ka gjithashtu raporte që tregojnë se forcat e sigurisë kanë qëlluar me pushkë nga tarracat e ndërtesave dhe, në një rast, nga një helikopter.  

Për këtë arsye, Asembleja e Republikës vendos: 

  1. Të shprehë keqardhjen e saj për njerëzit e vrarë në përplasjet e javëve të fundit në Iran;
  2. Të dënojë dhunën e tepruar në represionin për t’i shuar protestat dhe demonstratat.