Tuesday, December 7, 2021

Senatorët Amerikanë Mbështesin Protestat në Iran

Takim i Senatit-Kryengritja në Iran-4 dhjetor 2019

Javën e Shkuar, Senati i Shteteve të Bashkuara Organizoi një Event në Mbështetje të Protestave të Iranit për Ndryshim Regjimi. 

Folësit në eventin e 4 dhjetorit 2019 përfshinë Senatoren Martha McSally (R-AZ); Senatorin Ben Cardin (D-MD) (përmes një mesazhi drejtuar konferencës); Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për Presidentin Barack Obama; Guvernatorin Tom Ridge, ish Sekretar Amerikan për Sigurinë e Atdheut;

dhe Ambasadorin Lincoln Bloomfield Jr.,ish Ndihmës Sekretar i Shtetit për Punët Politiko-Ushtarake. Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi dërgoi një mesazh me video në këtë konferencë.

Eventi, “Kryengritja e Iranit: Kombi Ngrihet për Liri,” u organizua nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC)

Folësit e Senatit Amerikan deklaruan se “i qëndrojnë përkrah” popullit të Iranit “në luftën e tij për liri.”  

Në fjalën e saj, Senatorja McSally tha: “Partnerët tanë europianë duhet të ngrihen… Po e shihni këtë në trimërinë e popullit iranian tani…Duhet të vazhdojmë ta rrisim presionin mbi regjimin deri kur populli iranian të jetë më në fund i lirë.”

Mesazhi i Senatorit Cardin shtoi: “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të regjimit për t’i fshehur veprimtaritë e veta, bota po e sheh, Kongresi po e sheh, dhe Shtetet e Bashkuara po e shohin…Nuk do të ndaloj kurrë së kërkuari përgjegjshmëri për zyrtarët iranianë që shkelin të drejtat njerëzore apo që përfitojnë nga korrupsioni….. bota është dëshmitare për përgjigjet vrasëse të Iranit kundër popullit të vet, dhe për faktin që ne flasim me një zë dhe kërkojmë t’i jepet menjëherë fund gjakderdhjes.”

 

Gjenerali Jones tha: “Mendoj vërtetë se shpresa po vjen. Mendoj vërtetë se regjimi është më i dobët tani se ç’ka qenë ndonjëherë dhe se kjo gjë do të marrë fund.” 

Për sa i përket alternativës ndaj regjimit, Gjenerali Jones tha: “NCRI është një koalicion që ka zgjedhur një lider në mënyrë demokratike. Ata kanë parime demokratike Xhefersoniane. Kjo është diçka që duhet ta përgëzojmë… dhe mezi pres të jem me ju në Teheran një nga këto ditë.”

 

Guvernatori Ridge shtoi se NCRI për iranianët “është një apel kombëtar për drejtësi, liri dhe pavarësi…është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta udhëheqin këtë përpjekje mes demokracive, jo vetëm për ta dënuar këtë regjim, por për ta mbështetur publikisht kryengritjen demokratike, e cila udhëhiqet me krenari nga MEK.” 

 

Ambasadori Bloomfield foli lidhur me historinë e Iranit për demokraci e liri, duke shtuar: “Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Mujahedin-e-Khalq që banojnë në Shqipëri dhe mbështetësit e OIAC këtu e në mbarë Shtetet e Bashkuara janë të gjithë trashëgimtarët intelektualë të heroit të madh nacionalist të Iranit, Mossadegh, dhe të lëvizjes për liri…njerëz që duan një Iran të qeverisur me demokraci, liri, vetëvendosje, parime universale, dhe të drejta të patjetërsueshme.”