Sunday, March 29, 2020

Senatorët Amerikanë Prezantojnë Rezolutën në Mbështetje të Kryengritjes së ‘Popullit Iranian’ 

Senatori republikan Lindsey Graham shpalli më 15 janar se ai se bashku me disa senatorë të tjerë republikanë kanë prezantuar një rezolutë në mbështetje të “populli irnaian që po kërkon lirinë…”.

Senatori Graham publikoi një deklaratë ku thotë se kolegët e tij të senatit, Martha McSally (Arizona), James Lankford (Oklahoma), Marco Rubio (Florida), Joni Ernst (Iowa), Ted Cruz (Texas) dhe Mitt Romney (Utah) janë bashkuar për t’ia “shtuar zërin e Senatit kauzës së fisme e të drejtë të popullit iranian…dhe për t’i treguar botës se cili është pozicioni ynë për sa i përket dëshirës së popullit iranian për t’u çliruar nga regjimi vrasës i Ajatollahut”.

Gjatë dy viteve të fundit, qindra mijëra iranianë kanë protestuar në raste të ndryshme për të kërkuar liritë politike e shoqërore si dhe për t’i dhënë fund korrupsionit dhe për të kërkuar themelimin e një qeverie sekulare. Qeveria e Republikës Islamike ka përdorur forcë shumë të ashpër për t’i shtypur protestat.

Reuters ka llogaritur se numri i vdekjeve është 1,500, ndërkohë që mijëra njerëz janë arrestuar. Qeveria nuk ka pranuar të japë asnjë informacion zyrtar lidhur me të vrarët e të arrestuarit.