Tuesday, October 20, 2020

SENATORËT e SH.B.A. MBËSHTESIN PROTESTAT IRANIANE dhe DËNOJNË HAKMARRJEN BRUTALE të REGJIMIT

Senatorët amerikanë shprehin mbështetje për protestat e fundit iraniane dhe dënojnë hakmarrjen brutale të regjimit iranian-15 janar 2020

Disa ditë pasi mijëra protestues iranian dolën në rrugë për të kundërshtuar politikat shtypëse të regjimit iranian dhe rrëzimin e aeroplanit Ukrainas të pasagjerëve, disa senatorë amerikanë futën në Senat një rezolutë të re, duke bërë thirrje për njohjen e protestave iraniane dhe dënimin e Hakmarrjes brutale të regjimit iranian gjatë protestave të fundit në Iran.

Senatori Ted Cruz (R-Texas), anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit dhe Senatorët Lindsey Graham, Martha McSally, James Lankford, Marco Rubio, Joni Ernst dhe Mitt Romney prezantuan një rezolutë duke bërë të qartë qëndrimet e Senatit të Shteteve të Bashkuara për Popullin iranian në luftën e tij për një Iran të lirë.

Një njoftimin për shtyp, të lëshuar nga zyrat e shtypit të Senatorit Cruz, të enjten në 15 janar, thuhet: “Ndërsa regjimi tiran shtypës iranian, financon dhe eksporton terror përtej kufijve të vet, burrat dhe gratë e Iranit po guxojnë të ngrihen në këmbë për liri,” Tha Senatori Cruz. “Një ditë do të ketë një Iran të lirë, dhe Amerika qëndron krah për krah me popullin iranian. Unë jam i përkushtuar që të punoj me administratën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i mbështetur këta disidentë dhe u bëj thirrje kombeve liridashëse kudo që të shprehin publikisht mbështetje për popullin iranian “.

Senatori amerikan, Lindsey Graham tha: “Kjo rezolutë është krijuar për t’i dhënë jehonë zërit të senatit çështjes fisnike dhe të drejtë të popullit iranian, i cili po kërkon lirinë e vetë duke vënë në rrezik jetën dhe gjymtyrët,” shton njoftimi për shtyp. “Shpresoj se çdo senator do të bashkohet me këtë përpjekje dhe ta njoftojë botën se ku qëndrojmë në lidhje me dëshirën e popullit iranian për t’u çliruar nga regjimi vrastar i Ajatolahut.”

Rezoluta e prezantuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara përcakton:

  • qëndrojmë me popullin e Iranit ndërsa proteston kundër qeverisë së vetë korruptive dhe shtypëse,
  • dënojmë goditjen vdekjeprurëse nga regjimi iranian kundër protestuesve paqësorë,
  • u bëjmë thirrje të gjitha kombeve paqësore dhe ligjore që të mbështesin protestat legjitime të popullit iranian, dhe
  • kërkojmë që lidershipi iranian të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta vrasëse kundër qytetarëve të vetë që duan asgjë më pak se sa të përfaqësohen nga një qeveri e drejtë dhe e nderëshme.