• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Shkatërrimi i fabrikës kimike të diktatorit sirian është një hap i domosdoshëm për t'i dhënë fund katastrofës në Siri

 Dhe duhet të plotësohet me shpërbërjen e plotë të IRGC dhe milicitë e tyre mercenare nga i gjithë rajoni

Vënia në shënjestër e qendrave dhe objekteve për prodhimin dhe mirëmbajtjen e armëve kimike vdekjeprurëse të diktatorit brutal sirian dhe çmontimi i makinës luftarake të këtij regjimi është një hap i domosdoshëm për t'i dhënë fund tragjedisë siriane, e cila për shtatë vite ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz, mes tyre, fëmijë, gra dhe njerëz të pafajshëm e të pambrojtur dhe gjithashtu ka zhvendosur gjysmën e popullsisë siriane, ndërkohë që fushëveprimi i saj ka shkuar shumë përtej kufijve të këtij vendi.

Ky veprim, i kërkuar nga populli sirian dhe njerëzit që duan lirinë e këtij vendi dhe të vendeve të tjera në rajon, duhet të kompletohet me dëbimin e regjimin klerikal  antinjerëzor dhe rojeve të tij revolucionare dhe mercenarëve nga Siria, Jemeni, Iraku dhe vendet e tjera të rajonit.

Regjimi iranian është elementi kryesor i mbijetesës së Bashar al-Assadit dhe burimi kryesor i terrorizmit dhe ekstremizmit dhe luftës në Lindjen e Mesme dhe në mjaft pjesë të botës.

Politika e tolerimit të fashizmit fetar në pushtet në Iran ka bërë që regjimi në mënyrë të paprecedentë të shtojë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës pa paguar asnjë çmim. Është koha t'i jepet fund tolerimit dhe neglizhimit ndaj këtyre krimeve, të cilat janë shkelje flagrante të rregullave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

14 prill 2018

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.