• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi iranian konsiderohet përgjegjës për brutalitetin e tij

 Botuar më 27 prill 2018.

Uashington, D.C. - Sot, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Aktin mbi të Drejtat e Njeriut dhe Përgjegjësinë mbi  Marrjes e Pengjeve në Iran (H.R. 4744). Legjislacioni bipartiak hedh dritë mbi historikun e gjatë të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe marrjen e pengjeve nga ana e regjimit iranian. Ai gjithashtu urdhëron sanksione ndaj zyrtarëve iranianë përgjegjës për burgime të padrejta dhe politikisht të motivuara të shtetasve të SHBA.

Në Kongres në fillim të kësaj jave, Kryetari Royce bëri vërejtjet vijuese (siç janë përgatitur për publikim):

"Në janar, ky organizëm ra dakord - me një votim pothuajse unanim - për të mbështetur popullin iranian të angazhuar në protesta të ligjshme kundër një regjimi shtypës.

Në atë kohë dhjetëra mijëra iranianë kishin dalë në rrugë në demonstratat më të mëdha që nga Revolucioni i Gjelbër i vitit 2009. Protestat kundër stanjacionit ekonomik, korrupsionit të përhapur dhe kontrollit të ekonomisë nga Korpusi i Gardës Revolucionarë, u përhapën shpejt në të gjithë Iranin pasi njerëzit kërkonin të ushtronin të drejtën themelore të lirisë së shprehjes. Shumë demonstrues bërtisnin slogane kundër mbështetjes së kushtueshme që Irani i jepte Bashar al-Assadit të Sirisë dhe grupeve terroriste si Hezbollahu.

Siç pritej, regjimi iranian lëvizi shpejt për të shuar demonstratat dhe për të heshtur mediat sociale. Më shumë se një mijë iranianë u burgosën dhe dhjetëra u vranë. H. Res. 676 e dënoi këtë dhunë brutale dhe kërkoi sanksione që synonin  dhënien llogari nga ana e regjimit.

Sot, veprojmë për ta përmbushur atë thirrje. Projektligji që kemi përpara, H.R. 4744, kërkon që administrata të përcaktojë nëse zyrtarët e lartë iranianë duhet të sanksionohen për abuzimet e të drejtave të njeriut. Ai po ashtu kërkon përcaktime nëse bizneset iraniane duhet të sanksionohen për korrupsionin publik. Dhe urdhëron sanksione ndaj atyre zyrtarëve të Iranit përgjegjës për burgime të padrejta, politikisht të motivuara të qytetarëve të  SH.B.A.-së.

  1. Kryetar, regjimi në Teheran, për vite me radhë, ka goditur sistematikisht krejt opozitën në Iran. Ai përdor rregullisht taktika brutale në vend, përfshirë torturën dhe ekzekutimet masive, pasi kërkon të eksportojë dhunë dhe ideologji radikale jashtë vendit. Që nga revolucioni i vitit 1979, Irani ka qenë një shtet mashtrues.

Siç detajon ky legjislacion, sot, regjimi, në mënyrë flagrante  shpërfill angazhimet e marra për të respektuar të drejtat themelore të popullit iranian. Shumë prej nesh kujtojmë ekzekutimet masive barbare të kryera gjatë një periudhe katërmujore në vitin 1988. Mijëra të burgosur politikë u ekzekutuan me varje ose skuadër pushkatimi pasi refuzuan të heqin dorë nga përkatësia e tyre politike.

Sot, regjimi, ende persekuton grupe të minorive etnike dhe fetare, të tilla si Baha’is, të krishterët, sufitë, sunitë dhe myslimanët Shi'a që nuk janë dakord me të. Dhe të gjithë e kujtojmë mënyrën se si  ajatollahu shtypi brutalisht disidencën paqësore politike gjatë Revolucionit të Gjelbër - gjatë së cilës administrata e mëparshme e SHBA mbeti e krejt e heshtur. Ishte një mundësi e vërtetë e humbur nga Shtetet e Bashkuara.

  1. Kryetar, dëshiroj të falënderoj Kryetarin McCaul dhe Anëtarin e lartë Engel për lidershipin e tyre në këtë legjislacion. Më vjen mirë që kemi një mbështetje të fortë, dypalëshe për këtë masë. Pavarësisht se si e sheh secili marrëveshjen bërthamore të Iranit, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të vazhdojmë të bëjmë presion mbi Iranin për veprimet e tij të rrezikshme dhe kërcënuese që janë jashtë JCPOA. Kjo është një pikë ku zyrtarët e administratës së Trump-it dhe të Obama-s bien dakord, dhe me mjaft arsye.

Mos harroni, ky është i njëjti regjim iranian që mban qytetarë amerikanë - përfshirë një person që është në gjendje shumë të keqe - me akuza të rreme në një prej skemave më të mëdha të shpërblimit të bëra ndonjëherë. Ky regjim, sigurisht, mbajti pengjet e para amerikane në vitin 1979, kur mbylli ambasadën tonë amerikane. M.O. e regjimit mbetet e njëjtë.

Ka kaluar kohë që kur regjimi u përball me pasojat për sulmet e tij si ndaj iranianëve edhe amerikanëve. "

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.