• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Editorial: Europa Duhet t’i Hapë Sytë ndaj Realitetit në Iran

Trazirat vazhdojnë në Iran në një mënyrë të paprecedent. Populli i Iranit, i ngopur me dekada të tëra shtypjeje dhe politikash të korruptuara të mullahëve, po ngre zërin e tij në çdo cep të vendit. Ajo që po ndodh është, në njëfarë mënyre, e ngjashme me fillimin e vitit 1978.

Më 31 dhjetor, 1977, Presidenti amerikan Jimmy Carter tha në Teheran “Irani është një ishull stabiliteti në një nga zonat më të trazuara të botës.” Pothuajse askush në Perëndim nuk dyshoi tek ky koment i Presidentit Carter. Një nocion i rremë ishte marrë si fakt konkret. Madje edhe disa muaj më vonë, kur vendi ishte i mbërthyer në protesta të përditshme kundër Shahut, CIA raportonte, “Irani nuk është në një fazë as revolucionare, as para-revolucionare.” Perëndimi refuzonte atëherë të shihte realitetin e Iranit.

Të dielën, 27 maj, 2018, një ceremoni e madhe varrimi për aktorin e famshëm iranian, Naser Malek Motiei, u kthye në një demonstratë anti-regjim. Pjesëmarrësit thërrisnin: "Vdekje diktatorit, Respekt për Naser” dhe “Radioja dhe TV jonë (shtetërore) janë një turp”. Në një ballafaqim të qartë me Khamenei-in mbi përdorimin e tij të shpeshtë të fjalës “dinjitet”, ata thërrisnin  “Diktator, shiko, dinjitetin e dhuron Zoti,” duke i thënë në mënyrë sarkastike Liderit Suprem të regjimit që dinjiteti është diçka që ai nuk e ka, por Malek Motiei e kishte.

Këtë javë, Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit, ftoi një numër artistësh në një gosti Iftari në muajin e Ramazanit. Disa artistë i publikuan ftesat e tyre në Instagram dhe thanë që nuk do të merrnin pjesë në këtë gosti ndërsa vendi ndodhet në një gjendje të tillë, ku njerëzit vuajnë dhe Rouhani ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të tija boshe. Një artist shkroi, në vend që të më ftosh mua, fto të burgosurën politike Atena Daemi që ndodhet në burg thjesht sepse ka mbrojtur të drejtat e njeriut.

Një grevë mbarëkombëtare nga shoferët e kamionëve ka vazhduar për më shumë se një javë. Këto protesta janë zgjeruar në 242 qytete në të 31 provincat e Iranit. Me këto protesta të cilat nuk dihet se kur do të mbarojnë, pjesë të ndryshme të ekonomisë së Iranit po e ndjejnë impaktin. Shumë stacione karburanti janë bosh me dhjetra dhe qindra makina që rrijnë në rradhë, megjithatë njerëzit e irrituar në rradhë po e mbështesin grevën e kamionëve. Në një vend ku nuk ka një union të pavarur tregtie, një grevë e tillë mbarëkombëtare jep shenja për një epokë të re ku njerëzit po bëhen më të organizuar për të ndjekur kërkesat e tyre.

Në maj, qyteti jugor Kazerun pati protesta masive kundër regjimit. Pavarësisht masave shtypëse të IRGC dhe forcave të sigurisë, madje edhe të qëlluarit mbi protestuesit, gjë që shkaktoi katë vdekje dhe shumë plagosje, protesta vazhdoi. Varrimi i martirëve u kthye në një tjetër protestë anti-regjim.

Vetëm në një javë, deri më 27 maj, më shumë se 489 akte protestash u organizuan kundër regjimit në qytete të ndryshme të Iranit, me një mesatare prej 69 protestash në ditë. Ka patur 33 protesta punëtorësh, nëntë protesta investitorësh të grabitur, katër protesta pensionistësh, një rast proteste mësuesish, katër protesta studentësh, tre raste protestash për të burgosurit politikë, 406 lëvizje protestuese nga shoferët e kamionëve, dhe 29 protesta nga sektorë të tjerë të shoqërisë.

Është raportuar gjithashtu për një grevë në disa pjesë të Pazarit të Teheranit dhe në disa qytete të tjera. Në protestë ndaj amullisë së tregut, që i ka rrënjët në politikat e regjimit iranian, disa pjesë të tregut të Teheranit, duke përfshirë: Tregun Jafari, Tregun Soltani dhe Tregun Amir Kabir, dhe disa qendra tregtare si dhe disa pjesë të tregjeve të Qom, Isfahan, Jolfa dhe Maku ishin në grevë, dhe dyqanet ishin mbyllur. Në Baneh dhe në pak qytete të tjera në Kurdistan, dyqanet bënë grevë për tre javë, duke e detyruar regjimin të pranonte disa nga kërkesat e protestuesve.

Lista e protestave është shumë e gjatë.

Pas kryengritjeve të dhjetorit dhe janarit, të cilat u ndezën papritmas dhe u shpërndanë në më shumë se 140 qytete në Iran, regjimi u përpoq të krijonte një ambient terrori duke identifikuar dhe arrestuar protestuesit dhe duke i torturuar e vrarë në burg. Por, kriza i ka rrënjët shumë më thellë. Protestat e vazhdueshme i kanë rrënjët në varfëri, papunësi, mungesa, korrupsionin dhe shtypjen e qeverisë, dhe nuk do të ndalojnë derisa këto ankesa të adresohen.

Një ndryshim i rëndësishëm është ringjallja e shpresës mes popullit të Iranit për ndryshim regjimi. Ata e njejnë se regjimi po e humbet toruan. Vërtet, mbijetesa e regjimit është kthyer tashmë në një diskutim të hapur midis grupeve të tij të brendshme.

Një ndryshim tjetër madhor është niveli i organizimit në këto protesta. Zyrtarët e regjimit kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre rreth rolit të rrjetit PMOI (MEK) në organizimin apo nxitjen e këtyre protestave. Një raport i brendshëm rreth protestave në Kazerun ka nxjerrë si përfundim se rrjeti i MEK po shfrytëzon ankesat e popullit, dhe i ka shndërruar ato në protesta politike kundër regjimit.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA, në rrethana të tilla, Europa duhet të mendohet dy herë përpara se të bëjë investime financiare në Iran apo investime politike në çfarëdo grupi brenda regjimit. Populli i Iranit e ka marrë vendimin. Ky regjim duhet të ikë dhe do të ikë. Europa nuk duhet të zëvendësojë SHBA-në e vitit 1978 me mbështetje të pareshtur për regjimin. Hassan Rouhani e ka lojën të humbur. Të vësh bast për të është si të vësh bast për një kalë të ngordhur.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.