• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 20 Shtator 2019, 19:22:38.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Shqetësohet Teksa Opinioni Europian Fillon të Marrë Anën e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara, që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën, kanë marrë një qëndrim të rreptë kundër regjimit iranian. Administrata Trump ka ndërmarrë një numër hapash për ta frenuar ndikimin malinj të regjimit.

Si fillim, ajo përdori një retorikë të ashpër kundër veprimeve të Iranit, gjë të cilën paraardhësi i Trump, ish-presidenti Barack Obama kishte ngurruar ta bënte. Më pas i dha Iranit “paralajmërime” si rezultat i disa veprimtarive të tij agresive.

Pastaj Trump shpalli se Shtetet e Bashkuara do të dilnin nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), duke shpjeguar se kjo marrëveshje nuk kishte bërë asgjë për ta frenuar kërcënimin e Iranit. Ai tha se donte ta rinegocionte marrëveshjen me Iranin në mënyrë që të adresohej çdo gjë që ishte lënë jashtë më përpara. Irani refuzoi dhe pranoi sanksionet e rënda ekonomike që janë shtuar që atëherë.

Presioni po rritet dhe regjimi me siguri do ta ketë të vështirë të mbijetojë për shumë gjatë. Shtimi i sanksioneve ekonomike nga SHBA dhe kalimi drejt një politike më të rreptë në Europë vetëm sa do ta përshpejtojnë rrëzimin e tij.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.