• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 13:11:02.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 28 Maj, 2018

Kushtet e Grave të Burgosura të Gonabadi Kanë Ngritur Shqetësimin e AI

“Gratë e burgosura të komunitetit fetar të Gonabadi Dervish në Iran po i nënshtrohen abuzimit verbal, duke përfshirë fyerje seksuale, dhe nuk po i jepet trajtimi i duhur mjekësor nga doktorët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit në burgun Shahr-e Rey në rrethinat e Teheranit,” ka thënë Amnesty International në një deklaratë të lëshuar më 25 maj, 2018.

  • Irani po financon Talebanët për të ndikuar në praninë ushtarake të SHBA në Afganistan, thonë policia dhe ligjvënësit

Qeveria dhe zyrtarët e policisë së Afganistanit e kanë akuzuar Iranin për dhënie të ndihmës dhe këshillës financiare militantëve Talebanë si pjesë të opozitës së tij ndaj pranisë ushtarake të SHBA në Afganistan.

Mohinbullah Mohin, zëdhënës i policisë së provincës perëndimore të Farah, ka thënë për Arab News të dielën se mbështetja e Iranit i ka ndihmuar Talebanët për të realizuar një sulm masiv dhe për të zaptuar pjesën më të madhe të Farah, e cila gjendet pranë kufirit me Iranin, javën e kaluar, përpara se të shfaroseshin nga një kundërsulm afgan i drejtuar nga SHBA.

  • Protesta nga Pensionistët Kundër Organizatës së Sigurimeve Shoqërore në Khorramabad, Iran

Rreth mesditës së të shtunës, 26 maj, 2018, një grup pensionistësh nga provinca Lorestan, u mblodhën përpara ndërtesës së Direktoratit të Përgjithshëm të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore në Khorramabad, në provincën Lorestan të Iranit, dhe organizuan një tubim protestues.

Sipas pensionistëve protestues, pagesat e rrogave dhe pensioneve nuk zbatojnë proceset e kaluara dhe depozitohen me vonesë.

  • Zyrtarët e Iranit ndalojnë këngën në gjuhën e shenjave të vajzave të shurdhra, thonë se i ngjet vallëzimit

ERBIL, Rajoni Kurdistan – Zyrtarët iranianë kanë ndaluar një grup vajzash të shurdhra të performojnë një këngë në gjuhën e shenjave pasi lëvizjet e trupit të tyre i ngjanin vallëzimit, i cili është i ndaluar me ligj në hapësira publike në Republikën Islamike.

“Fatkeqësisht ata që nuk i kuptojnë njerëzit me aftësi të kufizuara erdhën dhe e anulluan me lehtësi performancën,” ka thënë drejtori i grupit.

  • Numër tronditës martesash të hershme dhe të detyruara

Provinca e Azerbaixhanit Lindor kryeson në provincat iraniane për sa i përket martesave të hershme të vajzave të moshës 10 deri në 15 vjeç, duke mbajtur vendin e dytë pas provincës Khorassan Razavi, në Iranin veri-lindor.

3,944 vajza të moshave 10 deri në 14 vjeç u martuan në vitin 2015. Shumica e këtyre martesave janë bërë në fshatra dhe zona rurale. Një vit më vonë, në 2016, ky numër arriti në 4,165 martesa.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.