• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 13:11:02.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 02 Qershor, 2018

 Shoferët e kamionëve lënë pas ditën e 11-të të grevës mbarëkombëtare

1 qershor, 2018 – Dhjetra mijëra shoferë kamionësh në mbarë Iranin vazhduan një grevë mbarëkombëtare të premten, duke shënuar të 11-tën ditë rresht.

Shoferët e kamionëve në Kermanshah dhe në qytetet fqinje në Iranin perëndimor, Mashhad, Najaf Abad, Aligudarz dhe shumë të tjerë, vazhduan me protestat e tyre të premten. Duke filluar më 22 maj, shoferët e kanë përhapur iniciativën e tyre në mbi 280 qytete pavarësisht një larmie komplotesh nga regjimi iranian për të shkaktuar përçarje në radhët e tyre.

  • Nënat e Park-e Laleh bëjnë thirrje për unitet dhe solidaritet për liri

Disa nga nënat e martirëve të masakrës së vitit 1988 të të burgosurve politikë në Iran të quajtura gjithashtu edhe si nënat Park –e Laleh, kanë lëshuar një deklaratë, duke shpallur mbështetjen për protestat e burrave dhe grave të Iranit nga të gjitha shtresat e jetës dhe duke bërë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje për të gjithë të burgosurit.

Në deklaratën e tyre të lëshuar më 28 maj, 2018, Nënat e Park-e Laleh i bënë thirrje popullit të Iranit për të patur unitet dhe solidaritet. Në një pjesë të deklaratës së tyre thuhet, "Regjimi Islamik që sundon në Iran ka qenë i paligjshëm që në fillim. Ai u ngjiz me egërsi dhe mizori për të shkatërruar jetët dhe liritë e njerëzve.

  • Gratë e qytetit verior Babol bllokuan një rrugë si akt proteste

Burra dhe gra të afërm të viktimave të një aksidenti në Rrugën Kiakola në Babol, në Iranin verior, organizuan një akt proteste të enjten, më 31 maj, 2018, dhe bllokuan rrugën.

Banorët e fshatit Kapoul-Chal dhe familjet e viktimave të një aksidenti rrugor mbajtën një protestë në Rrugën Kiakola kundër mungesës së sigurisë dhe aksidenteve të vazhdueshme në këtë rrugë.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.