• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 13:11:02.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 04 Qershor, 2018

  • Irani vazhdon përpjekjet për të zotëruar teknologji WMD (armë të shkatërrimit masiv), thotë inteligjenca gjermane

2 qershor, 2018 – Regjimi iranian vazhdon me përpjekjet e tij për të zotëruar teknologjinë e nevojshme për armë të shkatërrimit masiv, sipas një raporti inteligjence të lëshuar javën e kaluar nga shteti Baden-Ëurttemberg i Gjermanisë, ku eshte i bazuar një numër i madh i teknologjisë së specializuar dhe kompanive inxhinierike të vendit.

“Irani ka vazhduar të ndërmarrë, ashtu si Pakistani dhe Siria, përpjekje për të zotëruar materiale dhe dijeni për t’i përdorur për zhvillimin e armëve të shkatërrimit masiv dhe për të optimizuar sistemet korresponduese të lëshimit të raketave,” thuhet në dokumentin që është rishikuar nga outlet-e të ndryshme.

  • Raporti tregon protesta të shumta në qytete të ndryshme

3 qershor, 2018 – Raportet nga brenda Iranit tregojnë për protesta të vazhdueshme të dielën në qytete në mbarë vendin dhe nga njerëz prej të gjitha shtresave të jetës.

Më shumë se 500 punonjës të Kompanisë Kombëtare të Çelikut Ahwaz marshuan drejt zyrës së guvernatorit. Këta punëtorë kërkojnë pagesat e tyre të cilat u janë vonuar për disa muaj tashmë.

Klientë të Caspian Credit Co., që është e lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit iranian, protestuan sot në Rasht, në Iranin verior, duke kërkuar rikthimin e kursimeve të tyre.

Punonjës të Kompanisë së Kallam Sheqerit Haft Tappeh në qytetin Shush, në Iranin jug-perëndimor, bënë grevë sot duke protestuar vonesën e pagesave për tre muaj.

Punonjës të bashkisë në Arak, në Iranin qendror, u mblodhën sot jashtë zyrës së guvernatorit duke protestuar për vonesën e pagesave të tyre.

  • Fermerët e Bylmetit Industrial dhe Gjësë së Gjallë në Joveyn, në Provincën Razavi Khorasan në Iran, Protestojnë ndaj Plaçkitjes nga Qeveria

Të dielën, 3 qershor, 2018, pas falimentimit të fermerëve dhe rritësve të pulave, fermerët e bylmetit dhe gjësë së gjallë në Joveyn, në provincën Razavi Khorasan në Iran protestuan përballë Njësisë Administrative të qytetit kundër kostos së lartë të inputeve të gjësë së gjallë dhe falimentimit për shkak të plaçkitjes nga politikat e qeverisë.

  • Gratë marrin pjesë në protesta në Orumiyeh, Kermanshah

Gratë morën pjesë në protestat e kujdestarëve të shëndetit dhe punonjësve të universiteteve të Shkencave Mjekësore në Kermanshah dhe Orumiyeh, në Iranin perëndimor.

Me qindra kujdestarë shëndeti, përfshirë gra, u mblodhën në protestë të shtunën, më 2 qershor, 2018, jashtë Ndërtesës Nr. 1 të Universitetit të Shkencave Mjekësore në Kermanshah. Ata protestuan kundër uljes së rrogave, mos pagesës së rrogave në kohë, orëve të padrejta të punës dhe mungesës së sigurisë së punës.

  • Dy gra të reja kryejnë vetëvrasje për shkak të varfërisë

Dy gra të reja u vetëvranë në të njëjtën kohë, duke i dhënë fund jetëve të tyre në Marivan, në Kurdistanin iranian.

Dy motra -- Ameneh Saeedi, 30, dhe Farideh Saeedi, 35 – kryen vetëvrasje dhe vdiqën të enjten, më 31 maj, 2018, në lagjen Tappemousk në qytetin Marivan.

Dy gratë merreshin me shitje të gjërave të vogla për shkak të varfërisë dhe papunësisë.

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.